formacionet-zyrtare:-everton-manchester-united

Formacionet zyrtare: Everton- Manchester United

Everton dhe Manchester United në kërkim për tu rikthyer te fitoret, formacionet zyrtare.

Everton e ka nisur për mrekulli edicionin e ri në Ligën Premier, duke marrë katër fitore radhazi.

Por në tri ndeshjet e fundit, skuadra e Carlo Ancelottit nuk ka arritur të shijoj fitoren, pasi ka barazuar në një takim dhe ka humbur dy të tjerë.

Everton po kërkon të rikthehet te fitoret, teksa në xhiron e tetë do të pres gjigantin anglez Manchester United.

Edhe Djajtë e Kuq janë duke kaluar nëpër një krizë, pasi në 180 minutat e fundit në Ligën Premier kanë pësuar një humbje e një barazim.

Tanimë dy trajnerët, Carlo Ancelotti i vendasve dhe Ole Gunnar Solskjaer i mysafirëve kanë publikuar emrat e lojtarëve që do të startojnë në këtë sfidë.

Formacionet zyrtare:

Everton: Pickford, Coleman, Holgate, Keane, Digne, Allan, Doucoure, Sigurdsson, Rodriguez, Bernard, Calvert-Lewin.

Man Utd: De Gea, Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Shaw, Fred, McTominay, Mata, B.Fernandes, Rashford, Martial.