keshtu-do-te-mbizoteroje-neser-moti-ne-kosove

Kështu do të mbizotërojë nesër moti në Kosovë

Moti që do të mbizotërojë nesër në Kosovë

Nesër në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, shkruan Gazeta Express.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-4 m/s”, thuhet në njoftimin e tyre.