ragip-begaj-dergohet-ne-qkuk,-i-perkeqesohet-gjendja-nga-koronavirusi

Ragip Begaj dërgohet në QKUK, i përkeqësohet gjendja nga koronavirusi

I përkeqësohet gjendja Ragip Begajt, dërgohet në QKUK.

I është përkeqësuar gjendja kryetarit të Malishevës, Ragip Begaj.

KOHA mëson se ai është dërguar në QKUK për trajtim. Ditë më parë ai ishte infektuar me COVID-19.

Begaj ishte infektuar më 31 tetor.

Ndryshe, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, kishte njoftuar se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ai përmes një komunikate për media, ka thënë se do të qëndrojë në vetizolim për dy javë.

“I falënderoj të gjithë për përkrahjen dhe mbështetjen e dhënë gjatë këtyre ditëve. Për çdo rast, kërkoj nga të gjithë ata që kanë pasur kontakt me mua në javën e fundit, të kenë kujdes dhe nëse kanë ndonjë simptomë të paraqiten te mjeku”, ka thënë ai.

Begaj tutje ka shtuar se gjendjen e ka stabile, derisa ka bërë thirrje që të gjithë t’i respektojnë udhëzimet dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore.