shifra-alarmante-te-te-infektuarve-me-covid-19-ne-bote

Shifra alarmante të të infektuarve me Covid-19 në botë

Mbi 50 milionë të infektuar dhe mbi 35 mijë njerëz të shëruar nga COVID-19 në botë.

Koronavirusi po vazhdon të prek shumë persona anë e mbanë botës – e njësoj po rritet edhe numri i pacientëve që po shërohen.

Sipas World Meters që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 50 milionë e 090 mijë e 762 persona, kanë vdekur 1 milion e 254 mijë e 733 pacientë dhe janë shëruar 35 milionë e 484 mijë e 23, njofton Klan Kosova

Rajoni më i goditur në botë nga COVID-19 mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 10 milionë e 156 mijë e 968 të infektuar, 243 mijë e 128 pacientë të vdekur dhe 6 milionë e 430 mijë e 951 të shëruar.

Vendin e dytë e zë India me 8 milionë e 500 mijë e 3 të prekur, 126 mijë e 134 viktima dhe 7 milionë e 860 mijë e 171 të shëruar.

Brazili zë vendin e tretë me 5 milionë e 653 mijë e 561 të infektuar, 162 mijë e 269 të vdekur dhe 5 milionë e 064 mijë e 344 të shëruar.

Kujtojmë se virusi korona për herë të parë u përhap në Wuhan të Kinës dhjetorin e vitit të kaluar, teksa deri tash është përhapur në mbi 188 vende të botës – ku rajonet më të goditura janë Amerika dhe Europa.

Ad

You might also like