caidedo-‘shperthen’-ne-fund-te-ndeshjes,-lazo-nxjerr-barazim-me-juventusin

Caidedo ‘shpërthen’ në fund të ndeshjes, Lazo nxjerr barazim me Juventusin

Filip Caidedo me një gol të shënuar në minutën e 95-të ia ka siguruar Lazios një barazim 1:1 në shtëpi ndaj kampionit Juventusit.

Ndeshja e xhiros së shtatë të Series A dukej se do të përfundonte në favor të Juventusit, por Caideo shënoi në momentet e fundit.

Juventusi ishte duke kryesuar me golin e shënuar nga Cristiano Ronaldo në minutën e 15-të.

Caicedo u aktivizua në minutën e 54-të në vend të yllit të Kosovës, Vedat Muriqi.

Pas shtatë ndeshjeve Juventusi zë vendin e tretë me 13 pikë, tri prapa Milanit që kryeson. Milani ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Lazio është në vend të nëntë me 11 pikë.