humb-betejen-me-koronavirusin-veteran-i-arsimit

Humb betejën me koronavirusin veteran i arsimit

Ka vdekur nga koronavirusi vetarani i arsimit në Ferizaj, Sadik Krasniqi.

Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu përmes një telegram ngushëllimi, i ka shprehur ngushëllime familjes, kolegëve e të njohurve të të ndjerit.

“Me pikëllim të madh mora lajmin për ndarjen nga jeta të mësimdhënësit të dalluar, veteranit të arsimit, prindit të përkushtuar e qytetarit shembullor, Sadik Krasniqi. Ngushëllime të sinqerta familjes Krasniqi, kolegëve, miqve e të njohurve të të ndjerit. U prehtë në paqe, shpirti i tij fisnik” mbyllet telegrami i ngushëllimit.

Ndërsa, në njoftimin e vdekjes për të, familja e të ndjerit ka treguar se Sadiku ishte i infektuar me COVID-19.