ibra-shpeton-milanin-nga-humbja

Ibra shpëton Milanin nga humbja

Milan vetëm barazim ndaj Veronës.

AC Milan nuk ka shfrytëzuar gabimet e rivalëve më të afërt për titull, në javën e shtatë të kampionatit.

Rossonerët barazuan në ‘San Siro’ me rezultat 2:2 ndaj Hellas Verona.

Mysafirët realizuan dy gola të shpejtë përmes Barak (6′) dhe autogolin e Calabria (19′).

Por nikoqirët u kundërpërgjigjën pasi ‘detyruan’ Magnani (27′) të realizonte autogol.

Zlatan Ibrahimovic (90+3′) barazoi rezultatin në fund, për të siguruar një pikë skuadrës së tij. Suedezi minuta më herët kishte gabuar nga penalltia.

Milan mbetet në vendin e parë me 17 pikë, kurse Hellas Verona në pozitën e tetë tubon 12 pikë.