infektohet-me-koronavirus-dritan-abazoviq

Infektohet me koronavirus Dritan Abazoviq

Dritan Abazoviq infektohet me Covid-19.

Lideri i Nismës Qytetare URA, Dritan Abazovic, ka konfirmuar se sot ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Abazovic përmes një postimi në Twitter, tha se është mirë me shëndet dhe se është futur në vetizolim.

”Pas testit që e kam bërë sot, kam rezultuar pozitiv me koronavirus. Gjendja ime është e mirë dhe unë ndodhem në vetizolim. Mbani maskat dhe distancën”, ka shkruar ai.