lajm-i-keq-per-kosoven,-vedat-muriqi-mungon-edhe-ne-ndeshjet-e-nentorit

Lajm i keq për Kosovën, Vedat Muriqi mungon edhe në ndeshjet e nëntorit

Vedat Muriqi mungon edhe në ndeshjet e nëntorit.

Kombëtarja e Kosovës rrezikon të mbetet pa lojtarët kryesor për ndeshjet e nëntorit.

Kosova në muajin nëntor zhvillon tri ndeshje, një miqësore përballë Shqipërisë, dhe dy tjera në Ligën e Kombeve, ndaj Sllovenisë dhe Moldavisë.

Në ndeshjet e tetorit “Dardanët”, u përballen me shumë mungesa shkaku i lëndimeve dhe situatës me pandemi koronavirus.

Pas konfirmimit të mungesës së Milot Rashicës, i cili nuk ka leje nga Werder Bremeni tani konfirmohen edhe mungesa të tjera.

Një vendimi i ri i autoriteteve lokale italiane, ka bërë që lojtarëve të Fiorentina, Genoa, Inter, Lazio, Roma dhe Sassuolos t’u ndalohet bashkimi me kombëtaret për ndeshjet e nëntorit, pasi karantina do të jetë e detyrueshme në qoftë se vetëm një lojtar rezulton pozitiv.

Lajmin e ka konfirmuar gazetari italian i BeinSport, Tancredi Palmeri.

Ky vendim do t’i pamundësoj Vedat Muriqit pjesëmarrje në ndeshjet e nëntorit që Kosova i luan në Ligën e Kombeve ndaj Sllovenisë dhe Moldavisë si dhe në takimin miqësor ndaj Shqipërisë.