mbyllet-drejtoria-e-urbanizmit-ne-prishtine,-plote-raste-me-covid-19

Mbyllet drejtoria e Urbanizmit në Prishtinë, plotë raste me Covid-19

Përveç në raste urgjente, Drejtoria e Urbanizmit do të jetë e mbyllur.

Kështu ka bërë të ditur, Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, pas rasteve me Covid-19.

“Njoftohen qytetarët se gjatë kësaj jave, Drejtoria e Urbanizmit do të jetë e mbyllur, përvec për raste urgjente. Kjo për shkak të numrit të lartë të zyrtarëve që kanë rezultuar pozitiv ose janë me simptome. Ju falënderojmë për mirëkuptim”, ka shkruar Ahmeti. /ORAinfo/