neymar-–-psg,-lojtari-merr-vendimin-e-papritur

Neymar – PSG, lojtari merr vendimin e papritur

Neymar i thotë agjentit të tij se dëshiron të qëndrojë te PSG-ja.

Sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, Neymar i ka thënë agjentit të tij se dëshiron të qëndrojë te Paris Saint-Germain.

Me këtë dëshirë të tij, pamundësohet për Barcelonën që të rikthejë brazilianin në Camp Nou, të cilin e shiti për 222 milionë euro në vitin 2017.

Lojtari 28-vjeçar kishte kërkuar disa herë që të rikthehej në skuadër, mirëpo që rrethanat e ndryshme i pamundësuan atë gjë.

Neymar tani duket se ka ndërruar mendje dhe nuk dëshiron të largohet nga Parku i Princave dhe mendon që të qëndrojë edhe për disa vite aty.

Kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2022 dhe tani ka filluar bisedimet me PSG-në për të rinovuar atë.

Kujtojmë se Neymar ishte transferuar në vitin 2013 te Barcelona nga Santosi, mirëpo babai i tij e kishte bindur atë që të kalonte te kampioni i Ligue 1 për një pagë të majme dhe për përfitime të tij personale.