peticioni-per-faljen-kosovares-qe-vrau-burrin-me-sepate-ne-france

Peticioni për faljen kosovares që vrau burrin me sëpatë në Francë

Nis peticioni për faljen e kosovares.

Një peticion është nisur që kërkon falje për Suzana Zogiani Sekiraqa, që u dënua pasi vrau burrin e saj me sëpatë në Francë.

Ajo thotë se e kishte kryer aktin pasi ky i fundit e kishte keqtrajtuar vazhdimisht atë.

Peticioni është inicuar nga gazetarja Teuta Arifaj dhe ka filluar të marrë shumë nënshkrime në platformën “Change”.

Në përshkrimin që gazetarja Arifaj e ka vendosur në peticionin në fjalë thuhet:

“Suzana Zogiani Sekiraqa, nënë e dy fëmijëve, njëri me probleme shëndetësore, është dënuar me 25 vjet burgim për vrasjen e bashkëshortit të saj, pas viteve të tëra të dhunës sistematike me të cilën ballafaqohej. Procesi i gjykimit ndaj saj nuk ishte i rregullt. Ankesat e saj nuk u morën parasysh. E dënimi ishte maksimal. Kërkojmë nga u.d. e Presidentit, Vjosa Osmani, amnisti për Suzanën.”

Peticionin mund ta plotësoni KËTU.