pse-erdogan-nuk-e-uroi-bidenin?

Pse Erdogan nuk e uroi Bidenin?

Mësoni gjithçka që ka thënë presidenti i ri amerikan për turkun.

Turqia ka reaguar nëpërmjet nënpresidentit Fuat Oktay pas zgjedhjet së Joe Biden president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai tha se kjo nuk do të ndryshojë raportet në mes të dy vendeve dhe se Ankaraja do të vazhdojë t’i mbajë të njëjtat qëndrime lidhur me Sirinë dhe dallimet e tjera politike.

Turqia i bie të jetë prej vendeve që ka humbur më së shumti me zgjedhjen e Biden president, që kur dihen mendimet e ish-nënpresidentit amerikan për Erdoganin dhe raportet e tij të afërta me Rusinë.

Biden në janarin e vitit 2019 e quajti Erdoganin “autokrat” dhe ishte dëgjuar t’i ketë thënë Nju Jork Times se ai do të mbështeste “lidershipin opozitar” në Turqi “që të mund të rrëzonin Erdoganin. Jo me grushtshtet, jo nga grushtshteti por nga zgjedhjet”.

Ndërkohë Erdogan e kishte akuzuar atë për ‘ndërhyrje’.

Një tjetër pengesë në raportet në mes të dy vendeve është refuzimi i Uashingtonit për të ekstraduar Fetullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon për grushtshtet më 2016.

Nënpresidenti turk Oktay citohet të ketë thënë për Kanal 7, se miqësia në mes të Trump dhe Erdogan kishte ndihmuar dy vendet në trajtimin e disa çështjeve.

“Asgjë nuk do të ndryshojë për Turqinë”, tha Oktay. Ai tha se do t’i bëjnë presion Administratës Biden që të mos mbështes grupet kurde në Siri dhe të ekstradojë Gulen.

“Ne përjetuam një përpjekje grushtshteti. Personi që e bëri këtë ndodhet në SHBA. Nuk ka asgjë më të natyrshme se të kërkojmë ekstradimin e tij”, tha ai.

Një tjetër çështje e diskutuar në mes të dy vendeve, është blerja e sistemeve ruse të mbrojtjes nga ana e Turqisë, për të cilat Ankaraja po përballet me sanksionet e SHBA’së.

Administrata e Trump deri më tani kishte shmangur vendosjen e sanksioneve dhe Oktay shpreson që edhe administrata e demokratit të veprojë njësoj.

Erdogan ende nuk e ka komentuar fitoren e Biden.

Analistët kanë parashikime pesimiste për raportet në mes të dy vendeve me SHBA’në nën drejtimin e Biden.

Lira, vlera e së cilës aktualisht është shumë e ulët në krahasim me dollarin, pritet të bjer akoma.

Ad

You might also like