rekord-i-vdekjeve-nga-covid-19-ne-maqedoni

Rekord i vdekjeve nga Covid-19 në Maqedoni

26 të vdekur dhe 978 raste të reja nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore.

Maqedonia Veriore ka regjistruar 26 vdekje në 24 orët e fundit nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë tutje ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe nga 2 mijë e 667 testime, kanë rezultuar pozitivë 978 persona, ndërsa 23 pacientë janë shëruar.

Numri i 26 të vdekurve nga COVID-19 llogaritet si më i larti në Maqedoninë Veriore që nga fillimi i pandemisë.