Të shtëna me armë zjarri në afërsi të zyrave të EULEX-it
Të shtëna me armë zjarri ka pasur sot në rrugën “Astrit e Arbnor Dehari” në prishtinë, në afërsi të zyrave të EULEX-it.
Cak i gjuajtjes ka qenë një person, i cili nuk ka pësuar lëndime trupore, ka konfirmuar policia.
I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia kanë bllokuar rrugën ku ndodhi incidenti dhe po merret me rastin.
Pamje nga vendi i ngjarjes:
Lidhur me këtë rast detaje ka dhënë edhe Policia e Kosovës.
“Në orën 10:48 në rrugën “Arbnor e Astrit Dehari”në Prishtinë ka pasë të shtëna me armë zjarri në drejtim te viktimes m/k/sh. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, të lënduar nga arma nuk ka. Policia janë duke u marrë me rastin”, tha për Express zëdhënësi i PK-së Daut Hoxha.