vajza-e-djalit-problematik-te-bidenit-“arma-sekrete”-per-fitoren-ne-zgjedhje

Vajza e djalit problematik të Bidenit “arma sekrete” për fitoren në zgjedhje

Vajza e djalit problematik të Bidenit luajti rol kyç për fitoren në zgjedhje.

Finnegan Biden ka qenë një pjesë e rëndësishme e fushatës presidenciale javët e fundit pasi gjyshi i saj, Joe, garoi në radhët e demokratëve.

Dhe ndërsa gara për Shtëpinë e Bardhë është kthyer në trazira, me debate të zjarrta, dhe akuza për mashtrim dhe shtypje të votuesve, Finnegan është mësuar të kalojë mes një stuhie.

Studentja 20-vjeçare e kolegjit është një nga pesë fëmijët e Hunter Biden dhe ajo kurrë nuk ka qenë larg tragjedisë dhe trazirave.

Babai i Finnegan luftoi me varësinë nga droga gjatë fëmijërisë e saj dhe ai filloi të rehabilitohej kur ajo ishte vetëm tre vjeç. Prindërit e saj u ndanë përsëri në vitin 2015, rreth kohës kur ajo filloi shkollën e mesme.

Më shumë dhimbje pasoi për Finnegan edhe një vit, kur xhaxhai i saj i dashur, Beau, humbi betejën e tij nga kanceri i trurit. Babai i saj më pas filloi një marrëdhënie të shkurtër me tezen e saj.

Në vitet e fundit, Finnegan ka parë si babai i saj ka vazhduar të dalë në titujt e gazetave për jetën e tij personale të larmishme.

Por e reja ka mbetur gjithnjë jashtëzakonisht serioze pavarësisht dramave në familje.

Dhe nuk ka dyshim se një post në Shtëpinë e Bardhë ajo do ta marrë tashmë që gjyshi u zgjodh President.

Ad

You might also like