valon-berisha-ne-stilin-e-iniestas,-asistimi-tek-goli-i-dyte-i-reims-eshte-thjesht-fenomenal

Valon Berisha në stilin e Iniestas, asistimi tek goli i dytë i Reims është thjesht fenomenal

Ylli i Kosovës, Valon Berisha po kalon momente të mira te Reims.

Mesfushori kosovar ka zënë një vend në formacionin startues, derisa është shndërruar tani në një futbollist të pazëvendësueshëm, shkruan Reporteri.

Reims sot luajti baras 4-4 me Lens në udhëtim, në një ndeshje ku për 90 minuta në fushë ishte Berisha.

Valoni madje dhuroi një asist fenomenal ku pasoi topin për mrekulli te Dia në golin e dytë të Reims që u shënua në minutën e 54-të.

Ky ishte asisti i dytë në këtë edicion për Valon Berishën, derisa skuadra e tij, Reims zë vendin e 16-të me 9 pikë pas 10 xhirove të zhvilluara në Ligue 1.