vdes-nga-koronavirusi-mjeku-i-njohur-kosovar

Vdes nga koronavirusi mjeku i njohur kosovar

Në orët e para të së dielës ka ndërruar jetë dr. Sedat Hoti, mjek specislist i fizioterapisë dhe shef i Shërbimit të Fizioterapisë në Spitalin e Përgjithshëm ”Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren.

“Nga fillimi i Pandemisë dr. Sedat Hoti ishte në krye të detyrës, në ofrimin e shërbimeve për pacientë, në respektim të vendimeve të Qeverisë, MSH-së dhe rekomandimeve të IKSHP-së dhe OBSH-së.

Nga viti 2016 dr. Sedat Hoti ishte shef i Shërbimit të Fizioterapisë, duke kryer me përkushtim, përgjegjësi dhe profezionalizim detyrën e mjekut specialist të fizioterapisë dhe shefit të Shërbimirt të Fizioterapisë.

Ndarja e hershme nga jeta e dr. Sedat Hotit është një humvbje e madhe për sistemin e shëndëtësisë në përgjithësi, për Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren dhe pacientët e shërbimit të Fizioterapisë në veçanti, sepse ai ishte model shembullor i një mjeku të përkushtuar për ofrimin e shërbimit me profezionalizëm të lartë për pacientë dhe udhëheqësi institucional në sistemin shëndetësor.

Udhëheqësia e spitalit, stafi i shërbimit të Fizioterapisë , kolegët dhe gjithë punonjësit e spitalit shprehin ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërm, miq dhe kolegë të Dr. Sedatit”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook dr. Afrim Avdaj, transmeton Gazeta Express.

“Andaj, duke ndier dhe shprehur dhimbjen dhe solidaritetin me familjen e Dr. Sedatit dhe gjithë atyre që kanë humbur betejën me COVID-19, u bëjmë thirrje gjithë qytetarëve që të rrisin kujdesin dhe masat mbrojtëse ndaj vetes dhe të tjerëve, sepse Covid-19, po dëshmon çdo ditë e më shumë se është një kërcënim i madh për jetën e të gjithë njerëzve pa dallim”, shkruan Avdaj më tej.