ylli-i-kombetares-me-gol-niset-per-kosove

Ylli i Kombëtares me gol niset për Kosovë

Herolind Shala shënoi golin e parë të ndeshjes.

Herolind Shala ka shënuar në fitoren 2-0 të Vaalerengas ndaj Odds Ballklubb.

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës tregon se është në formë fantastike para ndeshjeve të Dardanëve në nëntor.

Ai e gjeti golin e parë në minutën e 39’, dhe realizoi për 1-0.

Kurse për rezultatin përfundimtar 2-0 shënoi Matthias Vilhjalmsson në minutën e 86-të.