zbulohet-arsyeja-e-cmendur-pse-reali-i-shiti-reguilon

Zbulohet arsyeja e çmendur pse Reali i shiti Reguilon

Reali e shiti Reguilon sepse kishte probleme me djalin e Zidanes.

Sipas ‘El Confidencial’, arsyeja e shitjes së Sergio Reguilonit nga Real Madridi ishte shkak personal më shumë se ndonjë faktor tjetër.

Spanjolli thuhet se kishte probleme me djalin e Zinedine Zidanes, Luca, transmeton lajmi.

Reguilon e tregoi vetën si një ndër mbrojtësit më të mirë me përformanca brilante si huazim te Sevilla.

Forma e mirë bëri të këtë interesimin e Tottenhamit, skuadër tek të cila u transferuar për 30 milionë euro, mirëpo gjiganti spanjoll ka mundësinë e riblerjes për 45 milionë euro.

Reguilon dhe Luca ishin bashkëlojtarë të skuadra B e Real Madridit, derisa nuk janë dhënë më shumë detaje.

Sidoqoftë, largimi i Reguilon i ka kushtuar Zidane, sepse tani në krahun e majtë ka vetëm Ferland Mendyn dhe Marcelon.