zbulohet-arsyeja-pse-messi-mbeti-ne-stol

Zbulohet arsyeja pse Messi mbeti në stol

Koeman shpjegon arsyen pse Messi ishte në stol.

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman në ndeshjen ndaj Real Betisit befasoi të gjithë duke lënë yllin e skuadrës, Lionel Messi në stol.

Argjentinasi nisi ndeshjen nga bankina, kurse në pjesën e dytë realizoi dy gola dhe asistoi në fitoren bindëse 5 – 2
Koeman tha se Messi ishte i lënduar, andaj vendimi më i miri ishte që lojtari të jetë në stol, transmeton lajmi.

“Që nga dje biseduam dhe ai kishte disa probleme që nga ndeshja me Dynamo Kiev”.

“Vendosem se ishte më mirë ta lejonim në stol, në rast se do na duhej”.

“Pa problem ai do luante. E dimë kush është dhe nuk kam dyshime. E shoh duke luajtur çdo ditë. Nuk ishte titullarë sot, por në pjesën e dytë ishte shumë i rëndësishëm”, deklaroi ai.

Messi tani do i bashkohet Kombëtares së Argjentinës për dy sfidat e radhës ndaj Paraguait dhe Perusë, të vlefshme për kualifikimet në Kupën e Botës 2022.