befasi-e-madhe,-juventusi-e-pergatit-shitjen-e-cristiano-ronaldos

Befasi e madhe, Juventusi e përgatit shitjen e Cristiano Ronaldos

Juventusi e përgatit shitjen e Cristiano Ronaldos.

Juventusi është duke u përgatitur për ta shitur Cristiano Ronaldon në afatin kalimtar të verës së ardhshme, sipas gazetës spanjolle Sport.

Nga shitja e tij më 2021, bardhezinjtë shpresojnë t’i rifitojnë shumicën e 100 milionë eurove që i shpenzuan për ta sjellë portugezin në Torino nga Real Madridi më 2018, transmeton Gazeta Express.

Drejtuesit e kampionit italian mendojnë se nuk ia vlejnë të rrezikojnë për t’ia vazhduar qëndrimin Ronaldos duke qenë se ai i mbush 36 vjet në shkurt.

Ata besojnë se Ronaldo nuk mund ta arsyetojë pagën e lartë edhe pas vitit 2021.

Superylli portugez ka pagë vjetore prej 31 milionë eurove, pesë herë më të lartë se të lojtarit të dytë më të paguar në ekip, Paulo Dybala.

Kriza e madhe financiare e shkaktuar nga pandemia koronavirus thuhet të ketë ndikim në vendimin e Juves, po ashtu.

Kontrata e Ronaldos me Juventusin mbaron në qershor të vitit 2022 dhe Juventusi mendon se duke e nxjerr atë në treg verën e ardhshme, mund t’i rifitojë 100 milionë eurot që i shpenzoi për të më 2018.