fillon-seanca-e-pare-gjyqesore-ndaj-jakup-krasniqit-ne-hage

Fillon seanca e parë gjyqësore ndaj Jakup Krasniqit në Hagë

Nis seanca e parë gjyqësore ndaj Jakup Krasniqit në Hagë.

Ka nisur seanca e parë gjyqësore në Hagë ndaj ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Krasniqi është arrestuar më 4 nëntor nga hetuesit e Speciales, pas dhjetë orësh bastisje që kanë bërë në shtëpinë e tij, transmeton Telegrafi.

Përveç Krasniqit, Specialja javën e kaluar ka konfirmuar aktakuzat edhe për tre ish-pjesëtarët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimin.

Në aktakuzën e konfirmuar për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin thuhet se së paku midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 u kryen krimet e luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vr.asjes së paligjshme dhe kr.imet kundër njerëzimit të bur.gosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vr.asjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes.

Gjatë kësaj jave, para gjykatësve në Hagë do të paraqiten edhe Thaçi, Veseli dhe Selimi.