humbja-e-penalltive,-ibrahimovic-merr-vendim-te-papritur

Humbja e penalltive, Ibrahimovic merr vendim të papritur

Ibrahimovic heq dorë nga gjuajtja e penalltive, pasi dështoi për herë të tretë këtë sezon.

Zlatan Ibrahimovic ka vendosur të heqë dorë nga përgjegjësia e gjuajtjes së penalltive për Milanin, pasi e humbi penalltinë e tretë në këtë fillim sezon të dielën.

Megjithatë, sulmuesi suedez e shpagoi veten duke shënuar gol me kokë në kohën shtesë për t’ia siguruar Milanit një barazim 2:2 me Hellas Veronën në San Siro, transmeton Gazeta Express.

Humbja e penalltisë në minutën e 66-të nga suedezi veteran nuk e mposhti Milanin, pasi kuqezinjtë e nxorën një barazim të merituar edhe pse po humbnin 2:0 pas pjesës së parë.

Ibrahimovic i ka humbur katër prej gjashtë penalltive të fundit dhe tani e ka pranuar se penalltinë e radhës do t’ia lërë bashkëlojtarit Franck Kessie.

“Jam i zemëruar, natyrisht, sepse barazimi i sotëm nuk është i mjaftueshëm”, tha Ibrahimovic.

“Ne patëm shumë mundësi, unë e humba një penallti dhe mendoj se penalltinë e radhës do t’ia lë Kessiet! Më mirë kështu”, shtoi ai.