krasniqi-i-emocionuar:-une-dhe-populli-im-kemi-duruar-shume-padrejtesi

Krasniqi i emocionuar: Unë dhe populli im kemi duruar shumë padrejtësi

Krasniqit i dridhet zëri nga emocionet: Unë dhe populli im kemi duruar shumë padrejtësi.

Ish-kryeparlamentari dhe ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Jakup Krasniqi është emocionuar teksa ka folur në paraqitjen e parë para Gjykatës Speciale.

Ai ka pasur kritika të ashpra për këtë gjykatë, derisa në jo pak momente emocionuese gjatë deklarimit të tij, atij i është dridhur zëri, raporton Gazeta Express.

“Unë dhe populli im kemi mbajtë shumë padrejtësi dhe nuk kemi pasë nevojë për një tjetër padrejtësi”, tha Krasniqi, duke e ndërprerë fjalinë në gjysmë pas emocioneve.

“S’do të ndihesha mirë të isha në shërbim të politikave të kr.imit dhe gjenocidit të Serbisë”, theksoi Krasniqi.

I emocionuar, ai foli për përpjekjen e UÇK-së për çlirimin e Kosovës. Ai tha se Gjykata Speciale është adresa e akuza ndaj tij.

“Unë mendoj që adresa e qartë e krejt kësaj maskarade është në Beograd dhe mbështetësit e politikave të tyre kudoqofshin”, tha Krasniqi.