lajmi-i-fundit:-vdes-avokati-i-njohur-kosovar

Lajmi i fundit: Vdes avokati i njohur kosovar

Vdes avokati i njohur kosovar.

Ka vdekur sot në mëngjes, avokati i njohur Nikë Shala.

Lajmin e kanë dhënë familjarët e avokatit.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në varrezat katolike në Prishtinë në ora 14:00.

Shala ishte avokat i Salih Mustafës, i arrestuar nga Gjykata Speciale për krime lufte.

Njoftimi i familjes:

Me dhembje të thellë njoftojmë farefisin, miqtë, dashamirët dhe kolegët se sot me datë 09.11.2020 ndërroi jetë më i dashuri jonë: AVOKAT NIKË SHALA.

Homazhet në respekt të ndjerit mbahen në Katedrale Shën Nënë Tereza në Prishtinë, me datë 10.11.2020, duke filluar nga ora 09:00-12:00, ndërsa në ora 12:00 mbahet mesha e dritës në katedrale.

Varrimi i të ndjerit bëhet në varrezat katolike në Prishtinë në ora 14:00.

Të pikëlluar bashkëshortja Lushe, fëmijët Njomza Mimoza Dafina dhe Donati, si dhe mbarë familja Shala.
Babi ti je i pavdekshem