ramush-haradinaj-flet-pas-viziten-ne-pdk:-nuk-kam-folur-per-presidentin,-as-per-zgjedhjet-e-reja

Ramush Haradinaj flet pas vizitën në PDK: Nuk kam folur për presidentin, as për zgjedhjet e reja

Haradinaj pas vizitës në PDK, thotë se nuk kanë folur për presidentin, as për zgjedhjet e reja.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur para mediave pas vizitës që ka pasur sot në PDK, raporton Gazeta Express.

Ish-kryeministri tha se ka vizituar PDK-në për të përkrahur këtë subjekt pas zhvillimeve të fundit që po ndodhin me aktakuzat.

“Qëllimi ishte të shprehet një përkrahje në këto rrethana të reja në zhvillimet që po ndodhin me aktakuzat. Sot është dita e paraqitjes së parë të udhëheqësve të UÇK-së. Gara politike, kemi pas gjithmonë mospajtime, por kam qenë në UÇK, Ramush Haradinaj është UÇK, jam sot dhe do të jem gjithë jetën me të gjithë që kanë qenë ushtarë. Kjo është një përkrahje, ata që mendojnë që e gjunjëzojnë mënyrën e lirisë kanë me gabu çdo herë”, ka thënë ai.

Haradinaj mohon se ka qenë një takim ku është folur për zgjedhje ose për çështjen e presidentit.

“E thashë edhe një herë, agjenda politike e partive vazhdon, qëllimi është që vetëm nëse Serbia e mban mend betejën e Kosovës, edhe na e mbajmë mend që mijëra vjet jemi në këtë vend, Kosova është e shqiptarëve”, tha Haradinaj para mediave.