reagojne-vetetanet-pas-fjalimit-emoacional-te-jakup-krasniqit-ne-hage

Reagojnë vetetanët pas fjalimit emoacional të Jakup Krasniqit në Hagë

Veteranët reagojnë pas fjalimit emocional të Jakup Krasniqit në Hagë.

Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e ka pëlqyer paraqitjen e parë të ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi para Gjykatës Speciale.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të UÇK’së, Faton Klinaku, është deklaruar pas paraqitjes së parë në Hagë të ish-zëdhënësit të UÇK’së, Jakup Krasniqi.
Klinaku tha se ndonëse Krasniqi u shfaq i emocionuar gjatë paraqitjes për shkak të trajtimit që i është bërë gjatë arrestimi janë të kënaqur me atë që tha.

“Edhe pse kishte pak emocione, kjo prokurori politike ka bërë bastisje dhe ka arrestuar Jakup Krasniqin dhe nuk e ka lejuar që të komunikojë as me familjen i kanë marrë disa libra që ia i ka botuar, 15 libra dhe ato mund të gjenden nga qytetarë. Ishte pak emocional për shkak të kësaj, po neve na pëlqeu shumë sidomos kur tha se ne kemi qenë ndërmarrje e përbashkët çlirimtare, d.m.th. kemi luftuar pushtuesin serb dhe kemi qenë në mbrojte të popullatës”, ka deklaruar Klinaku.

Klinaku ka thënë se aktakuza është politike dhe e bazuar në shpifjet e Prokurorisë së Serbisë.

Madje sipas tij, për shumë pika të aktakuzës pjesëtarët e UÇK-së veç se janë gjykuar.

“Ne e kemi pa aktakuzën gjë që të cilët e kemi pasur më herët në zyrat tona. Sepse e dini që atyre iu kanë plasur skandale nga Dhomat e Specializuara dhe na kanë ardhur disa dokumentacione neve në zyre dhe e njëjtë aktakuzë e cila po përballet nga Prokuroria politike për shkak se natyrisht edhe aktakuzës e ngritur ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së ndaj zoti Thaçi, Krasniqi, Veseli dhe Selimi është e njëjta aktakuzë, e cila është mbi bazën e shpifjeve të Prokurorisë serbe për krime lufte, mbi bazën e shpifjeve të kriminelëve serb të cilët do të duhej të ishin në bankën e akuzës për tu gjykuar për krime dhe gjenocid që kanë bo ndaj popullit shqiptar”, ka thënë Klinaku për EO.

“Është rasti Kleçka që ka pasur procese gjyqësore zoti Limaj, është rasti në Kukës apo në Cahan që për këto procese gjyqësore është mbajtur ndaj Sabiti Geci, i cili ka mbajtur edhe 15 vjet burgim. Ka pastaj në aktakuzë edhe grupi i Llapit që është gjykuar Rrustem Mustafa, grupi i Rahovecit, dmth krejt kjo aktakuzë është mbi bazën e shpifjeve që i ka bërë Serbia dhe është akuzë politike”.

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi në seancën e parë gjyqësore në Hagë ka thënë se asnjëherë në jetën e tij nuk ka trajtuar njerëz siç u trajtua ai.

Ai shtoi se nuk ka qenë qëllimi i tij trajtimi i njerëzve, por lufta kundër okupatorit që kaq bërë krime në Kosovë.

Krasniqi ka shtuar se nuk ka menduar që të marrë avokat mbrojtës, dhe se atë nuk e ka marrë me vullnetin e tij e as me bindjen që i duhet avokati.

Para Speciales sot do të paraqitet edhe ish-presidenti Hashim Thaçi.