shokohet-zidane,-ylli-i-realit-thyen-kemben

Shokohet Zidane, ylli i Realit thyen këmbën

Vazhdojnë lajmet e këqija për Zidane, Valvderde ka thyer këmbën.

Edhe një lajm i keq për Zinedine Zidane, pas humbjes ndaj Valencias në kuadër të La Ligës.

Kampionët në fuqi në La Liga, Real Madrid u mposhtën mbrëmjen e kaluar nga Valencia në udhëtim 4-1. Ishte kjo një ndeshje shumë e çuditshme me “Los Blancos” që shkaktuan tre penallti dhe shënuan një autogol.

Mesfushori nga Uruguai, Fede Valverde u zëvendësua në minutën e 76-të nga Toni Kroos, dhe klubi ka konfirmuar se lojtari ka thyer këmbën.

Valverde ka qenë njëri ndër lojtarët më të mirë këtë sezon për Zidane duke shënuar 3 gola në 11 ndeshje.