lola-dhe-dauti-me-urimin-me-te-embel-per-vitin-e-ri

Lola dhe Dauti me urimin më të ëmbël për Vitin e Ri

Lola dhe Daut Haradinaj janë një ndër çiftet më të përfolura në media e në publik.

Ata janë martuar para disa vitesh dhe tani kanë dy fëmijë, Trojën dhe Davidin, shkruan ORAinfo.

Lola vazhdimisht është e përfolur në publik e kjo për shkak të pamjes së saj dhe stilit të saj të veçantë.

Sot, në natën e Vitit të Ri, Lola ka publikuar një video ku sfaqet duke u puthur me Dautin.

Me këtë imazh, Lola uron për Vitin e Ri./ORAinfo/

trajneri-i-liverpool:-jam-i-lumtur-qe-ky-vit-perfundoi

Trajneri i Liverpool: Jam i lumtur që ky vit përfundoi

Menaxheri i Liverpool, Jurgen Klopp, shprehet i kënaqur që ky vit përfundoi.

Menaxheri i Liverpool, Jurgen Klopp ka uruar vitin e ri në konferencën për shtyp që mbajti pas lojës ndaj Neëcastle United, ndeshje e cila përfundoi me rezultatin 0 – 0, transmeton lajmi.

‘Unë jam mjaft i lumtur që 2020 ka mbaruar tani, të jem i sinqertë, përveç të qenit kampion nuk është një vit për të cilin do të mendoj shumë në të ardhmen’ tha ai.

Ai u pyet edhe për formën e ekipit, pasi Liverpool është në vendin e parë në Premierligë.

‘Gjëja e fundit për të cilën po mendoj është pozicioni ynë në tabelë. Është bukur por nuk do të thotë asgjë për momentin, është herët’, përfundoi Jurgen Klopp.

Liverpool gjithashtu do të jetë pa asnjë nga mbrojtësit e tyre të vjetër pasi Klopp konfirmoi se Joel Matip do të mbetet për tre javë me një lëndim të pësuar në barazimin ndaj Ëest Brom.

Kampionëve tashmë u mungojnë Virgil van Dijk dhe Joe Gomez me periudha afatgjata.

cavani-pezullohet-tri-ndeshje,-kjo-eshte-arsyeja

Cavani pezullohet tri ndeshje, kjo është arsyeja

Pas postimit racist në Instagram, tri ndeshje pezullim për Cavanin.

Sulmuesi ishte nën hetime nga Federata e Futbollit të Anglisë pas një postimi të tij në rrjetet sociale

Sulmuesi i Manchester United, Edinson Cavani është dënuar me tri ndeshje moslojë nga FA pasi që është gjetur fajtor për sjellje jo të mirë në një postim në Instagram në nëntor.
Sulmuesi vendosi që mos ta apelojë akuzën dhe si pasojë do të mungojë në ndeshjet e ardhshme të United kundër Aston Villa, Manchester City dhe ëatford.

Ai po ashtu është dënuar më 100 000 funte para dhe është urdhëruar të bëj një kurs edukimi ballë për ballë, pasi që u gjykua se postimi i tij është fyes, abuziv, i pahijshëm dhe tregojë mosrespektim të lojës.

Mësohet se klubi ka kërkuar nga FA që paratë nga dënimi të përdorën për projekte dhe iniciativa anti-raciste.

Dënimi vjen pasi që 33 vjeçari i ishte përgjigjur një mesazhi festuar një shoku me fjalët: “Gracias negrito” (Faleminderit zezak”.

33 vjeçari e kishte shlyrë shpejt postimin dhe kishte kërkuar falje për veprimin e tij duke thënë: Mesazhi që e kam postuar pas ndeshjes të dielën nuk kishte për qellim që të fyejë një shok timin por për ta falëndëruar për urimin e tij pas ndeshjes.

gezuar-viti-i-ri-2021!

Gëzuar Viti i Ri 2021!

ORAinfo iu uron të gjithë shqiptarëve vitin e ri 2021!

Faleminderit që zgjodhët portalin tonë për t’u informuar.

U jemi mirënjohës që na besuat edhe gjatë këtij viti që ishte i mbushur me sfida.

Iu urojmë vit të mbarë, me shëndet të plotë.

Gëzuar!

fsk-viziton-nenen-ferdonije-per-vitin-e-ri

FSK viziton nënën Ferdonije për Vitin e Ri

FSK’ja e nderon me vizitë nënën Ferdonije për Vitin e Ri.

Një grup i ushtarëve të FSK-së e kanë vizituar Ferdonije Qerkezin me rastin e festës së Vitit të Ri

Nëna Ferdonije ka falënderuar djemtë dhe vajzat e FSK-së për vizitën në shtëpinë e saj.

“Faleminderit për vizitën FSK”, ka shkruar ajo në Facebook duke ia bashkangjitur edhe fotografinë.

Ferdonije Qerkeziënë nga Gjakova e cila gjatë luftës humbi burrin dhe katër djemtë e saj.

Nga atëherë nënë Ferdonija vazhdon jetën e vetme, me kujtimet për më të dashurit.

Në vitin 1999 u vranë të gjithë 11 meshkujt që u gjetën në shtëpinë e Famijles Qerkezi.

Mes të vrarëve ishin katër djemtë dhe burri i Ferdonije Qerkezit dhe mysafirë të kësaj familjeje.

shyhretja-dhe-familja-e-saj-me-urim-per-vitin-e-ri,-pamje-nga-festa-ne-familjen-salihu

Shyhretja dhe familja e saj me urim për Vitin e Ri, pamje nga festa në familjen Salihu

Shyhrete Behluli është padyshim një prej këngëtareve më të dashura për publikun.

Ajo me zërin e saj ka bërë për veti breza të shumtë, shkruan ORAinfo.

Shyhretja është shumë aktive në rrjetet sociale, me postime nga më të ndryshmet.

Sot, ajo ka postuar disa imazhe me familjen në natën e Vitit të Ri, ku secili po duket më bukur se tjetri./ORAinfo/

ne-naten-e-vitit-te-ri,-sara-ju-emocionon-me-postimin

Në natën e Vitit të Ri, Sara ju emocionon me postimin

Sara dhe Ledri janë bërë prindër për herë të parë.

Ata tashmë janë prindër të një vajze, shkruan ORAinfo.

Pasi u bënë prindër, çifti janë shumë aktivë me postime në rrjete sociale.

Sot, në natën e Vitit të ri, Sara ka publikuar një foto me vajzën.

‘Zemra ime s’ka qenë kurrë më e plot’ – ka shkruar Sara në këtë foto./ORAinfo/

bashke-me-eliten-dhe-djalin,-gjiko-vjen-me-urimin-me-te-vecante-per-vitin-e-ri

Bashke me Elitën dhe djalin, Gjiko vjen me urimin më të veçantë për Vitin e Ri

Elita Rudi dhe Gjiko janë një prej çifteve më të dashura për publikun.

Ata janë martuar dhe tani janë prindër të një djali që e kanë quajtur, Zëri, përcjell ORAinfo.

Çifti tani janë në pritje për t’u bërë prindër për erë të dytë.

Që të dy i gjejmë shumë aktivë me postime në rrjete sociale.

Sot, Gjiko ka uruar Vitin e Ri me foton më të bukur me djalin dhe Elitën./ORAinfo/

2020-ta,-viti-i-liverpoolit-ne-angli

2020-ta, viti i Liverpoolit në Angli

Viti që po lëmë pas ka qenë shumë i suksesshëm për Liverpoolin.

Trofeu i Premierligës më në fund ka përfunduar në duart e Liverpoolit.

“Reds” i kanë dhënë fund pritjes prej plot 30 vjetësh duke e fituar titutllin e kampionit të Anglisë për sezonin 2019/2020.

Skuadra e Jurgen Kloppit dominoi absolutisht në edicionin paraprak dhe e siguroi titullin e kampionit disa xhiro pa përfunduar sezoni.

Liverpooli, shtatë xhiro pa përfunduar sezoni e kishte arritur epërsinë prej 23 pikësh ndaj ndjekësit kryesor, Manchester City, duke e siguruar kështu edhe matematikisht titullin e më të mirit.

Edhe pse luajti shumë pak, pjesë e këtij suksesi të Liverpoolit ishte edhe futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri, i cili me “Të Kuqtë” një sezon më parë e kishte fituar edhe trofeun e çmueshëm të Ligës së Kampionëve.

Skuadra nga “Anfield Road” e theu rekordin pasi e siguroi titullin shtatë xhiro pa përfunduar sezon.

Më parë, Manchester United në sezonin 2000/2001 dhe Manchester City në edicionin 2017/2018 e kishin “paketuar” titullin vetëm pesë xhiro pa përfunduar sezoni.

E Liverpooli e fitoi titullin e më të mirit në vitin e COVID-19, ku një pjesë e mirë e sezonit u zhvillua pa praninë e shikuesve.

Liverpooli e fitoi titullin e parë në histori të tij në formatin e ri të Premierligës.

Këtë trofe paraprakisht e kishin fituar shtatë klube, Manchester United, Blackburn Rovers, Arsenal, Chelsea, Manchester City dhe Leicester City.

Tash, skuadra e Kloppit po shkon me hapa të sigurt drejt mbrojtjes së titullit të kampionit në Angli dhe shihet si favorite, me konkurrent serioz Tottenhamin, për të festuar përsëri në fund të këtij edicioni.

ne-naten-e-vitit-te-ri,-abelard-tahiri-viziton-djalin-e-thacit

Në natën e Vitit të Ri, Abelard Tahiri viziton djalin e Thaçit

Abelard Tahiri viziton djalin e Thaçit në natën e Vitit të Ri.

Ish-ministri i Drejtësisë dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri është takuar në natën e ndërrimit të moteve me Endrit Thaçin, të birin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Deputeti Tahiri ka vendosur që disa momente të natës së ndërrimit të moteve t’i kalojë së bashku me djalin e ish-liderit të PDK-së.

Aktualisht, ish-presidenti i vendit po qëndron në objektin e paraburgimit në Hagë, ku po akuzohet për krime lufte.