Connect with us

Sport

Barcelona e kalon lehtësisht Ferencvarosin

Published

on

Katalanët, edhe pse pa Lionel Messin, arritën të dominojnë dhe të fitojnë me rezultat të thellë të mërkurën mbrëma, shkruan lajmi.net.

Pas 28 minutash lojë, Barcelona krijoi epërsi prej tre golave.

Antoine Griezmann në minutën e 14’, shënoi për 0-1.

Në 0-2 epërsinë e çoi Martin Braithwaite, ndërsa Ousmane Dembele shënoi për 0-3.

Me këtë fitore, Barcelona numëron 15 pikë, dhe renditet në vendin e parë në grupin G./Lajmi.net/

Continue Reading

Sport

Revista “France Football” shpjegon se sa “Topa të Artë” do të kishte fituar Maradona

Published

on

By

Në këtë vit karriera e Diego Armando Maradonës vetëm kishte filluar të binte.

Maradona nuk e ka fituar asnjëherë “Topin e Artë”, por sa do t’i kishte fituar nëse ky çmim do të dhurohej edhe për lojtarët që nuk ishin evropian.

Sipas “France Football”, përgjigjja është dy “Topa të Artë”, në vitet 1986 dhe 1990.

Çmimi i vitit 1986 (u fitua nga Igor Belanov) kur Kupën e Botës e fitoi me Argjentinën dhe i vitit 1990 (e mori Lothar Matthaus), pavarësisht finales së Kupës së Botës të humbur në Itali (atë vit Napoli i udhëhequr nga Maradona ia rrëmbeu titullin Milanit).

Duke vazhduar me arsyetimin, revista franceze gjithashtu shpjegoi se, nëse çmimi do të ishte hapur për të gjithë që nga fillimi, Pelé do të kishte fituar shtatë.

Ai mbretëroi në futboll midis fundit të viteve 1950 dhe fillimit të viteve 1960. Braziliani (futbollisti i shekullit nga revista franceze në vitin 1999) kishte më pak konkurrencë në proporcion me kampionët që sfidoi Diego Maradona.

Maradona nga revista “France Football” është vlerësuar me “Çmimin e Karrierës”. /Telegrafi/

Continue Reading

Sport

Man Utd 1:3 PSG, notat e lojtarëve

Published

on

By

Ekipi i Thomas Tuchel ka fituar përballjen e çmendur ndaj rivalëve të Unitedit, duke bërë edhe më interesant përfundimin e grupit, pasi gjithçka do të vendohet në ndeshjen e fundit, atë të gjashtë.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Marcus Rashford (32’) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënuan Neymar (6’, 90+) dhe Marquinhos (69’).

Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte pikërisht ylli brazilian, Neymar, i cili pas dy golave vendimtare u notua me 9.6.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për të inkuadruarin e vonshëm të Unitedit, Odion Ighalo që u vlerësua me notë 5.8.

Man Utd:

PSG:

Continue Reading

Sport

Katër ndeshjet e radhës vendimtare për të ardhmen e Zidanes

Published

on

By

“Los Blancos” humbën dje 2 – 0 nga Shakhtar Donetsk, ndërsa janë në rrezik për t’u kualifikuar në raundin tjetër, transmeton lajmi.net.

Sipas Marca, tekniku francez ka vetëm katër ndeshje që të shpëtojë punën.

Gjiganti spanjoll do përballet me Sevillan dhe Atletico Madridin, ndërsa i duhet me patjetër fitorja për t’u kualifikuar ndaj Borussia Monchengladbach.

Në rast të shkarkimit, Mauricio Pochettino është pasuesi numër një, me të cilët ka arritur marrëveshje personale vitin e kaluar.

Tjetër kandidat është edhe legjenda e klubit, Raul Gonzalez që momentalisht është në kreun e Real Madrid Castilla (ekipi B)./Lajmi.net/

Continue Reading

Trending

Copyright © 2020 toplajmet.ch