xhensila-eshte-super-femer-edhe-pa-u-rregulluar

Xhensila është super femër edhe pa u rregulluar

Ja si duket fytyrat e Xhensilës kur është e parregulluar.

Kengetarja Xhensila Myrtezaj duket se nuk e ka aspak problem qe te shfaqet pa make up. Ajo eshte shume aktive ne rrjetet sociale ne te cilat ndan shpesh imazhe te ndryshme nga jeta e saj.

Se fundmi Xhensila ka publikuar nje video ne ‘Instastory’ ku sfaqet ‘uje e sapun’.

Kengetarja duket nje yll i vertete dhe shume e fresket ne fytyre. Ndryshime nga fotot e tjera pothuajse nuk vihet re pasi Xhensila duket me tipare perfekte dhe shume e bukur.

Ne videon e publikuar Xhensila tregon se eshte zgjuar mes dhuratash nga Class by Alketa Vejsiu.

Ajo gjithmone eshte shquar si nje nder kengetaret me te bukura te skenes dhe kjo video e verteton me se miri.

Kujtojme se Xhensila eshte shume e pelqyer dhe e suksesshme ne karrieren e saj. Nder vite ajo ka sjell nje sere kengesh te cilat jane kthyer ne hite.

vdes-gazetari-kosovar

Vdes gazetari kosovar

Vdes gazetari Muharrem Ramabaja.

Mbrëmë ka ndërruar jetë në moshën 65 vjeçare veterani i gazetarisë Muharrem Ramabaja (1956-2021) pas një sëmundje të rëndë disavjeçare.

Muharrem Ramabaja filloi punën në “Zëri” në vitin 1977.

Nga viti 1990 deri më 1993 ishte drejtor i “Zërit”, drejtori i parë i një ndërmarrjeje në Kosovë i zgjedhur në mënyrë demokratike nga punëtorët pa pëlqimin e pushtetit të asaj kohe.

Po ashtu ishte ndër themeluesit e LDK-së. Emigroi në Gjermani në vitin 1993, ndërsa në vitet e fundit të jetës u kthye prapë në Prishtinë.

Për shkak të pandemisë varrimi do të bëhet në rrethin e ngushtë familjar në Zllatar dhe nuk do të ketë të pame.

11-paciente-me-koronavuris-ne-gjendje-te-rende-ne-spitalin-e-pejes

11 pacientë me koronavuris në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Në Spitalin e Pejës 64 pacientë me Covid-19, 11 prej tyre në gjendje më të rëndë.

Në Spitalin e Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 64 pacientë me coronavirus, prej tyre 44 janë me oksigjeno-terapi.

Nga këta pacientë, 11 janë në gjendje më të rëndë.

Në 24 orët e fundit nga coronavirusi janë shëruar dy persona.

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 228 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe nga këta, 16 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Pesë lindje kanë qenë në 24 orët e fundit, një normale dhe katër me prerje cezariane. Janë lindur pesë foshnje, tri të gjinisë mashkullore dhe dy të gjinisë femërore.

322 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,546 analiza, ndërsa janë kryer 5 operacione.

i-ftohti-vazhdon,-keshtu-do-te-jete-moti-per-sot-dhe-tri-ditet-e-ardhshme

I ftohti vazhdon, kështu do të jetë moti për sot dhe tri ditët e ardhshme

Moti për sot dhe tri ditët e ardhshme.

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot dhe gjatë ditëve të ardhshme. Mëngjeset do të jenë të ftohta e në mbrëmje do të ketë mundësi edhe për reshje shiu.

19.01 – Pjesërisht vranët, e në mbrëmje kthjellime. Në mëngjes shumë ftohtë.

20.01 – Mot i ftohtë, me vransira dhe intervale me diell gjatë ditës.

21.01 – Kryesisht me vransira. Në mëngjes ftohtë. Mbrëmjes në perëndim të vendit mundësi për reshje shiu.

22.01 – Kryesisht me vransira dhe reshje lokale shiu, që më vonë në mbrëmje shtrihen edhe në pjesë tjera të vendit.

Temperaturat e ajrit gradualisht në rritje, me minimale që zbresin deri në -12C të martën, e deri të premte rriten edhe në +2C. Maksimalet gradualisht në rritje nga -4C deri në 8C ditën e premte.

Do të fryj erë e lehtë nga krahu verior 1-5m/s, e në pjesën e dytë të javës nga juglindja e lehtë dhe mesatare 2-8m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes lartë mbi vlera normale, e më pas në rënie.

keshtu-do-te-votojne-personat-me-covid-19-ne-zgjedhjet-e-14-shkurtit

Kështu do të votojnë personat me COVID-19 në zgjedhjet e 14 shkurtit

Si do të votojnë personat me COVID-19 në zgjedhjet e 14 shkurtit?.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë përgatitjet për të mundësuar që edhe personat të cilët janë në izolim, pasi janë të infektuar me COVID-19, të kryejnë obligimin e tyre qytetarë e të shfrytëzojnë të drejtën kushtetuese, pra të votojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se ekipet mobile do të kujdesen që ditën e zgjedhjeve tu mundësohet votimi edhe qytetarëve të infektuar me koronavirus.

“KQZ-ja është munduar që të gjej një zgjidhje edhe për qytetarët që fatkeqësisht janë të infektuar me COVID-19, dhe nuk mund të shkojnë në vendvotimet. Në zgjedhjet që u mbajtën në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut, KQZ-ja ka përgatitur një udhëzim ku bëhet mënyra e regjistrimit, verifikimit dhe votimin e personave që janë të infektuar me COVID-19”, tha Elezi.

Elezi tha se do të komunikojnë me personat që gjenden në izolim dhe do të shkojnë nëpër adresa për tu mundësuar atyre votimin.

“Ne do të komunikojmë me institucionet përkatëse që i kanë listat e personave që janë të infektuar me COVID-19 dhe e kanë të drejtën e votës. KQZ-ja do t’i kontaktojë këta qytetarë për t’i informuar për shërbimin e KQZ-së, pastaj është në vullnetin e tyre të marrë pjesë ose jo. KQZ-ja do të dërgojë ekipe mobile te personat të cilët shprehin vullnetin për të votuar nëpër adresat e tyre, për tu mundësuar votimin”, tregoi Elezi për Telegrafin.

Zëdhënësi i KQZ-së u shpreh se procesi i verifikimit të aplikuesve jashtë Kosovës po shkon mjaft mirë dhe sqaroi se i kanë bërë publik numrat e telefonit, për të shmangur ndonjë keqpërdorim.

“Këta numra nuk janë që qytetarët të thërrasin në ta, janë thjesht numra me të cilët i përdorin zyrtarët për të komunikuar me aplikuesit. Si lutje, është që qytetarët apo aplikuesit të mos provojnë të thërrasin numrat, sepse vetëm do të vështirësojnë punën, pasi të gjithë ata që e kanë shkruar numrin e tyre të telefonit në aplikacion, do të telefonohen për verifikim”, tha Elezi.

juventus-ne-alarm-pas-humbjes,-zbulohet-transferi-i-menjehershem-ne-merkato

Juventus në alarm pas humbjes, zbulohet transferi i menjëhershëm në merkato

Alarm pas humbjes, zbulohet transferi i menjëhershëm i Juventusit në merkato.

Pas disfatës me Interin është ndezur alarmi te Juventusi dhe Andrea Pirlo ka kërkuar menjëherë përforcime nga drejtuesit.

Juventus mbrëmë u deklasua nga Interi dhe sipas Pirlos problemi qëndron te vija e mesfushës.

Pirlo ia ka kërkuar drejtuesve transferimin e Manuel Locatellit, pasiqë beson se ai do të jetë një përforcim i madh për skuadrën.

Locatelli vazhdon të shkëlqejë te Sassuolo dhe këtë sezon ka realizuar dy gola në 16-të ndeshje të luajtura.

23-vjeçari ka kontratë me Sassuolon deri në vitin 2023, ndërsa vlera e tij në treg është 35 milionë euro.

Biankonerët nuk e kandë ndërmend të kursehen dhe synojnë ta kompletojnë transferimin e Locatellit brenda këtij muaji.

qe-nga-fillimi-i-pandemise,-mbi-56-mije-kosovare-u-infektuan-me-koronavirus

Që nga fillimi i pandemisë, mbi 56 mijë kosovarë u infektuan me koronavirus

Mbi 56 mijë kosovarë u infektuan me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.

Mbi 56 mijë kosovarë janë infektuar me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë. Shumica e tyre e kanë fituar betejën me këtë sëmundje, derisa rreth 5 mijë të tjerë kanë vdekur, shkruan Express.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se dje janë konfirmuar 267 raste të reja me COVID-19 dhe një rast i vdekjes.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.377 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 267 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna Ferizaj 1 rast (74 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Me këto raste, numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 56 mijë e 118, me gjithsej 1 mijë e 411 raste të vdekjes.

“Numri total i rasteve pozitive është 56.118 raste nga 209.960 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.411 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 163 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.432 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.275”, thuhet në njoftimin e IKSHP’së.

nga-keto-parti-vijne-kandidatet-per-deputete-qe-kane-probleme-me-ligjin

Nga këto parti vijnë kandidatët për deputetë që kanë probleme me ligjin

Kandidatët për deputetë që kanë probleme me ligjin.

Shumë kandidatë që garojnë për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit, kanë dënime të plotfuqishme ose presin aktgjykimet finale. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe autoritetet e drejtësisë kanë kohë disa ditë që ta thonë fjalën e tyre se cilët kandidatë mund të marrin pjesë në zgjedhje e cilët jo.

Radio Evropa e Lirë ka publikuar një infografikë, përmes së cilës jep të dhëna për kandidatët për deputetë që kanë probleme me ligjin.

Sipas kësaj infografike, Lëvizja Vetëvendosje ka 10 kandidatë me aktakuza aktive, dhe dy kandidatë të dënuar në tri vjetët e fundit.

AAK’ja ka tetë kandidatë më aktakuza aktive. PDK’ja ka katër kandidatë me aktakuza aktive dhe një të dënuar në tri vjetët e fundit.

Nisma ka një me aktakuzë aktive dhe dy të dënuar në tri vjetët e fundit.

Lista Serbe ka një me aktakuzë aktive dhe një të dënuar.

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka vetëm një kandidat me aktakuzë aktive.

morena-‘rikthen’-veren,-del-ne-qytet-me-kete-veshje

Morena ‘rikthen’ verën, del në qytet me këtë veshje

Morena Taraku vazhdon të jetë një emër tejet i lakuar nga mediat rozë.

Ajo është shumë e përfolur sidomos për jetën e saj tejet luksoze, shkruan ORAinfo.

Morena nuk heziton që jetën e saj ta ekspozojë në rrjete sociale, ku edhe posedon me mijëra ndjekës.

Së fundi, ajo ka postuar një foto ku shfaqet e veshur në një fustan të shkurtër.

E me këtë veshje duket se Morena ka ‘rikthyer’ verën në dimër./ORAinfo/

real-madrid-arrin-marreveshje-me-yllin-e-bayern

Real Madrid arrin marrëveshje me yllin e Bayern

Real Madridi arrin marrëveshje me David Alaban.

Real Madridi ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e Bayern Munichut, David Alaban.

Kështu raportoi para pak minutave media e famshme spanjoll, Marca.

Austriaku bëhet kështu transferimi i parë i “Los Blancos” për sezonin e ardhshëm.

Qendërmbrojtësi austriak i Bayern Munchen, një klub me të cilin kontrata e tij përfundon më 30 qershor, ka pranuar kontratën për katër sezone dhe një pagë afër 11 milionë euro në vit.