mali-i-zi-vendos-oren-policore

Mali i Zi vendos orën policore

Është vendosur ora policore në Mal të Zi.

Mali i Zi po vazhdon të përballet me shifra të larta të të infektuarve me virusin Covid-19.

Deri tani, më shumë se 31 mijë persona në këtë shtet janë konfirmuar pozitiv me Coronavirus.

Trupi Kombëtar i Koordinimit për Sëmundjet Infektive të Malit të Zi, vendosi orë policore.

Qytetarët nuk do të mund të lëvizin nga ora 19:00 deri në 05:00 të mëngjesit.

Me këtë rast u vendos shkurtimi i orëve të punës së njësive hotelierike.

Masat do të zbatohen nga e mërkura, 25 nëntor deri më 8 dhjetor.

paralajmerohet-vala-e-trete-e-koronavirusi

Paralajmërohet vala e tretë e koronavirusi

OBSH paralajmëron për valë të tretë të COVID-19.

I dërguari special i OBSH-së për COVID-19 kritikon reagimin e Evropës ndaj pandemisë së Coronas, duke thënë se vendet nuk arritën të përfitonin nga një qetësi e rasteve në verë për t’u përgatitur për valën tjetër.

I dërguari special i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për COVID-19 David Nabarro tha për Solothurner Zeitung në Zvicër se Evropa ka të ngjarë të shohë një valë të tretë të pandemisë vdekjeprurëse COVID-19 në fillim të vitit 2021 përpara se të prezantohet një vaksinë.

“Ata humbën ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme gjatë muajve të verës pasi vunë valën e parë nën kontroll,” tha Nabarro.

“Tani ne kemi valën e dytë. Nëse ata nuk ndërtojnë infrastrukturën e nevojshme, ne do të kemi një valë të tretë në fillim të vitit të ardhshëm.”

Ai gjithashtu tha se Evropa mund të mësonte shumë nga vendet aziatike. “Reagimi ndaj virusit duhet të jetë me forcë dhe vendosmëri,” tha ai.

“Sidomos në fillim, kur virusi po përhapet shumë ngadalë në komunitete të ndryshme. Nëse reagoni pa shumë përpjekje, problemi do të agravojë shumë shpejt.”

Për pak kohë, Evropa shijoi uljen e numrit të infektimeve gjatë verës, por tani infeksionet po rriten përsëri. Gjermania, me një popullsi prej 84 milion banorësh, pati të dielën rritjen e rasteve me 14.000. Në të kundërt, popullsia prej 120 milionë e Japonisë pati vetëm 2.596 raste të reja të shtunën. Popullsia e Koresë së Jugut prej 51 milionë raportoi vetëm 386 raste të reja në të njëjtën ditë dhe ka pasur vetëm rreth 30.700 raste të konfirmuara në total që nga fillimi i pandemisë.

Një problem i madh, shtoi Nabarro, është se shumë pak vendimmarrës politikë e kanë kuptuar që virusi po përhapet në mënyrë eksponenciale më tepër se aritmetike. “Eksponenciale do të thotë se numrat mund të rriten 8 herë në javë, 40 herë në dy javë, 300 herë në tri javë, mbi 1000 herë në katër javë, e kështu me radhë,” tha ai.

Në Azi, ndërkohë, numrat janë relativisht të ulët sepse “njerëzit janë plotësisht të angazhuar, ata përshtasin sjellje që e bëjnë të vështirë për virusin”, tha Nabarro.

“Ata mbajnë distancën e tyre, mbajnë maska, izolohen kur janë të sëmurë, lajnë duart dhe sipërfaqet. Ata mbrojnë grupet më të rrezikuara.” Nabarro gjithashtu tha, se Azia nuk i hoqi kufizimet para kohe. “Ju duhet të prisni derisa numrat e rasteve të jenë të ulëta dhe të qëndrojnë të ulëta,” tha ai. “Reagimi i Evropës ishte i paplotë.”

Ai gjithashtu vlerësoi komunikimin midis autoriteteve në Azi dhe Evropë. “Ata thjesht kanë një mesazh: Nëse duam që ekonomia jonë të jetë e fortë dhe që ne të mbajmë liritë tona, të gjithë duhet t’i përmbahemi disa gjërave themelore.”

parashikimi-me-i-keq-per-koronavirusin-vjen-nga-obsh-ja

Parashikimi me i keq për koronavirusin vjen nga OBSH-ja

OBSH-ja jep parashikimin më të keq të mundshëm rreth pandemisë.

David Nabarro, i dërguar special i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për COVID-19 ka parashikuar se do të ketë një valë të tretë të pandemisë në Evropë, në pranverën e vitit 2021.

Ai ka thënë se kjo do të bëhet nëse qeverisë i përsërisin masat, që sipas tij, ishin dështim për parandalimin e valës së dytë të infeksioneve.

“Ata nuk arritën të ndërtojnë infrastrukturën e nevojshme gjatë muajve të verës, pasi e sollën nën kontroll valën e parë të pandemisë”, ka thënë Nabarro për mediat zvicerane.

Ai ka deklaruar se nëse nuk zhvillohet infrastruktura e nevojshme, vala e tretë do të jetë në fillim të vitit 2021.

“Ne tani po përballemi me valën e dytë. Nëse ata nuk e ndërtojnë infrastrukturën e nevojshme, ne do të përballemi me valën e tretë në fillim të vitit të ardhshëm”, u shpreh Nabarro, britaniku i cili bëri fushatë për t’u bërë drejtor i përgjithshëm i OBSH-së në vitin 2017.

Evropa për pak kohë iu gëzua faktit që zbriti nivelet infeksioneve që tani po rriten përsëri. Gjermania dhe Franca raportuan të shtunën 30 mijë raste së bashku, Zvicra dhe Austria po raportojnë mijëra raste çdo ditë, derisa Turqia regjistroi një rekord prej 5,532 rasteve të reja.

rritja-e-rasteve-te-vdekjeve,-ikshpk-ka-nje-apel-per-qytetaret

Rritja e rasteve të vdekjeve, IKSHPK ka një apel për qytetarët

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka reaguar pas rritjes së rasteve të vdekjeve nga Covid-19.

IKSSHPK përmes një postimi u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i mbajnë maskat, distancën e higjienën.

Njoftimi i plotë:

Qyetarë të dashur!

Mbani maska, mbroni të afërmit tuaj! Maskat janë të obliguara kudo!

Mbani distancën!

Virusi është gjithandej! Mos lejoni të rrezikoni kaq shumë jetë!

Ruani personat me sëmundje kronike dhe të moshuarit!

Ruani veten dhe të afërmit tuaj!

Na ruani neve punëtorëve shëndetësorë që të ju ruajmë shëndetin tuaj! /ORAinfo/

po-shenohen-temperaturat-me-te-uleta-ne-14-vitet-e-fundit

Po shënohen temperaturat më të ulëta në 14 vitet e fundit

Meterologët thonë se po shënohen temperaturat më të ulëta në 14 vitet e fundit.

Dimri ka ardhur më herët se sa pritej këtë vit në Indi, ku pjesa veriperëndimore ka arritur të kapë temperaturat deri në 7.5 gradë celcius.

Temperaturat e dy ditëve të fundit janë më të ultat të matura ndonjëherë në 14 vitet e fundit gjatë muajit nëntor.

Të dhënat e Qendrës Rajonale Meteorologjike në Delhi, tregojnë se temperatura minimale ka rënë në numra njëshifrorë në shumë qytete, ndërkohë që diçka e tillë është e pazakontë.

Sakaq rekordi më i ulët ka qenë në vitin 1938, kur në fund të nëntorit, banorët e kryeqytetit u zgjuan me një temperaturë minimale 3,9 gradë Celcius.

Nëkohësisht një zonë me presion të ulët ka të ngjarë të jetë formuar mbi pjesët qendrore të detit Arabik më 19 nëntor, duke pasur kështu ndikim mbi motin.

per-sa-kohe-nuk-mund-te-riinfektoheni-nga-koronavirusi?

Për sa kohë nuk mund të riinfektoheni nga koronavirusi?

Për sa kohë nuk mund të riinfektoheni nga Covid-19?

Njerëzit që kanë qenë të infektuar me COVID-19 nuk kanë shumë gjasa të infektohen përsëri për të paktën gjashtë muaj pas infektimit të tyre të parë, sugjeron një studim britanik i punonjësve të kujdesit shëndetësore në vijën e parë të frontit.

Gjetjet duhet të ofrojnë një siguri për më shumë se 51 milionë njerëz në të gjithë botën që kanë qenë të infektuar me sëmundjen e COVID-19, thanë studiuesit në Universitetin e Oksfordit.

“Ky është vërtet një lajm i mirë, sepse mund të jemi të sigurt që njerëzit e infektuar me coronavirus, nuk do të preken përsëri në një periudhë afatshkurtër”, tha David Eyre, një profesor në Departamentin e Shëndetit të Popullsisë në Oxford, Nuffield, i cili bashkë-drejtoi studimin.

Ndryshe, rastet e ri-infektimit me COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga virusi SARS-CoV-2, kishin ngritur shqetësimet se imuniteti mund të jetë jetëshkurtër dhe se pacientët mund të sëmuren shpejt pas një kohe të shkurtër.

Mirëpo, rezultatet e studimit në fjalë, të kryer nga një grup i punonjësve të kujdesit shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar të cilët janë ndër më të rrezikuarit nga sëmundja sugjerojnë se rastet e ri-infektimit kanë gjasa të jenë jashtëzakonisht të rralla.

“Të qenit i infektuar me COVID-19 ofron mbrojtje ndaj ri-infeksionit për shumicën e njerëzve për të paktën gjashtë muaj”, tha Eyre.

“Ne nuk gjetëm infeksione të reja simptomatike në asnjë nga pjesëmarrësit që kishin rezultuar pozitivë me antitrupa”, shtoi ai.

italia-ne-alarm,-konfirmohen-700-te-vdekur-nga-koronavirusi

Italia në alarm, konfirmohen 700 të vdekur nga koronavirusi

Edhe sot 700 të vdekur nga Covid-19 në Itali.

Bilanci italian i koronavirusit njeh sërish rritje. Sipas autoriteteve shëndetësore, të infektuarit e rinj janë 37242, kundër 36176 të ditës së djeshme. Rriten edhe viktimat, 699 në 24 orët e fundit, ndërkohë që dje ishin 653.

Shifra ende shumë të larta, edhe pse 4 rajone kanë ulur treguesin e infeksionit nën 1, dhe ndodhen jashtë fazës alarmante. Bëhet fjalë për rajone si Sardenja, Molise, Liguria dhe vetë Lacio, ku ndodhet edhe kryeqyteti italian, Roma.

Në monitorimin e përjavshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, asnjë rajon italian ka pësuar përkeqësim të theksuar të situatës, edhe pse Lombardia mbetet rajoni më i nxehtë me 9221 raste dhe 175 viktima vetëm gjatë ditës së sotme.

paralajmerohet-vala-e-trete-e-koronavirusi

Paralajmërohet vala e tretë e koronavirusi

OBSH paralajmëron për valë të tretë të COVID-19.

I dërguari special i OBSH-së për COVID-19 kritikon reagimin e Evropës ndaj pandemisë së Coronas, duke thënë se vendet nuk arritën të përfitonin nga një qetësi e rasteve në verë për t’u përgatitur për valën tjetër.

I dërguari special i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për COVID-19 David Nabarro tha për Solothurner Zeitung në Zvicër se Evropa ka të ngjarë të shohë një valë të tretë të pandemisë vdekjeprurëse COVID-19 në fillim të vitit 2021 përpara se të prezantohet një vaksinë.

“Ata humbën ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme gjatë muajve të verës pasi vunë valën e parë nën kontroll,” tha Nabarro.

“Tani ne kemi valën e dytë. Nëse ata nuk ndërtojnë infrastrukturën e nevojshme, ne do të kemi një valë të tretë në fillim të vitit të ardhshëm.”

Ai gjithashtu tha se Evropa mund të mësonte shumë nga vendet aziatike. “Reagimi ndaj virusit duhet të jetë me forcë dhe vendosmëri,” tha ai.

“Sidomos në fillim, kur virusi po përhapet shumë ngadalë në komunitete të ndryshme. Nëse reagoni pa shumë përpjekje, problemi do të agravojë shumë shpejt.”

Për pak kohë, Evropa shijoi uljen e numrit të infektimeve gjatë verës, por tani infeksionet po rriten përsëri. Gjermania, me një popullsi prej 84 milion banorësh, pati të dielën rritjen e rasteve me 14.000. Në të kundërt, popullsia prej 120 milionë e Japonisë pati vetëm 2.596 raste të reja të shtunën. Popullsia e Koresë së Jugut prej 51 milionë raportoi vetëm 386 raste të reja në të njëjtën ditë dhe ka pasur vetëm rreth 30.700 raste të konfirmuara në total që nga fillimi i pandemisë.

Një problem i madh, shtoi Nabarro, është se shumë pak vendimmarrës politikë e kanë kuptuar që virusi po përhapet në mënyrë eksponenciale më tepër se aritmetike. “Eksponenciale do të thotë se numrat mund të rriten 8 herë në javë, 40 herë në dy javë, 300 herë në tri javë, mbi 1000 herë në katër javë, e kështu me radhë,” tha ai.

Në Azi, ndërkohë, numrat janë relativisht të ulët sepse “njerëzit janë plotësisht të angazhuar, ata përshtasin sjellje që e bëjnë të vështirë për virusin”, tha Nabarro.

“Ata mbajnë distancën e tyre, mbajnë maska, izolohen kur janë të sëmurë, lajnë duart dhe sipërfaqet. Ata mbrojnë grupet më të rrezikuara.” Nabarro gjithashtu tha, se Azia nuk i hoqi kufizimet para kohe. “Ju duhet të prisni derisa numrat e rasteve të jenë të ulëta dhe të qëndrojnë të ulëta,” tha ai. “Reagimi i Evropës ishte i paplotë.”

Ai gjithashtu vlerësoi komunikimin midis autoriteteve në Azi dhe Evropë. “Ata thjesht kanë një mesazh: Nëse duam që ekonomia jonë të jetë e fortë dhe që ne të mbajmë liritë tona, të gjithë duhet t’i përmbahemi disa gjërave themelore.”

cka-po-ndodh-me-angela-merkel?

Çka po ndodh me Angela Merkel?

Pse është e shqetësuar Angela Merkel?

Kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu shqetësim sot lidhur me ritmin e ngadaltë të bisedimeve për qasjen në vaksinën antiCOVID-19 për vendet më të varfra.

Ajo në fund të samitit dy-ditor virtual të 20 vendeve më të industrializuara në botë dhe vendeve në zhvillim, tha se ishte e shqetësuar pasi asgjë nuk ishte vendosur ende për shpërndarjen e vaksinave për më të varfrit.

Sipas saj, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të pasura tashmë kanë nënshkruar marrëveshje me kompanitë farmaceutike për furnizimin e vaksinave.

Udhëheqësit e G20 premtuan sot në fund të samitit se do të bënin gjithçka për të siguruar qasje “të barabartë” në vaksinën e koronavirusit.

Sidoqoftë, 3.8 miliardë euro të tjera mungojnë nga buxheti i Aleancës Globale për Vaksinat dhe Imunizimin, e cila menaxhon programin Covax të OBSH-së për shpërndarjen e vaksinës së ardhshme. Gjermania tashmë ka premtuar 500 milionë euro për programin Covax.

“Gjëja më e rëndësishme është që Covax të fillojë negociatat me prodhuesit e vaksinave duke përdorur paratë që ka mbledhur tashmë,” tha Merkel.

Në fund të samitit të organizuar nga Arabia Saudite, udhëheqësit e G20 deklaruan se “mbështesin plotësisht” mekanizmat e vendosur nga OBSH në luftën kundër virusit korona, që do të thotë se vaksina nuk është e arritshme vetëm për vendet më të pasura.

turqia-bllokon-avionet-ambulance-per-pacientet-me-covid-19

Turqia bllokon avionët-ambulancë për pacientët me COVID-19

Turqia bllokon avionët-ambulancë për pacientët me COVID-19 që kërkojnë shërim në spitalet turke.

Tiranë, 22 nëntor – Turqia i ka bllokuar të gjithë avionët-ambulancë për pacientët me COVID-19 nga vendet e tjera, të cilët kërkojnë të kurohen në spitalet turke. Lajmi u bë i ditur nga mediat turke pas deklaratës së Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil të këtij vendi. Ndërkohë që Shqipëria, bashkë me Gjeorgjinë, Rusinë dhe Irakun, janë katër vendet që dërgonin më shumë pacientë të sëmurë me COVID-19 në Turqi.

Në Shqipëri aktualisht janë 32.196 persona pozitivë me COVID-19, ndër ta 16.042 aktivë. Fatmirësisht kanë arritur të fitojnë betejën 15.469 pacientë të prekur me COVID-19 dhe nuk kanë mundur të mbijetojnë 685 të infektuar. Shifrat zyrtare nuk përfshijnë qindra raste të tjera që shmangin testimin me tampon për metoda alternative si skaneri apo grafitë.

Edhe Turqia po regjistron shifra të larta të infektimeve me COVID dhe vendimi për bllokim të fluturimeve të avionëve-ambulancë, sipas autoriteteve shëndetësore turke , bëhet për arsye se vendet në spitale do të ruhen për shtetasit turq. Mediat turke kanë raportuar se Ministria e Shëndetësisë në Turqi ka ndaluar futjen në spitale me avionë spitalorë të të sëmurëve deri në një vendim të dytë. Nëse urdhri nuk do të respektohet, atëherë qeveria ka vendosur sanksione për bizneset dhe spitalet që e thyejnë vendimin. Urdhri u është shpërndarë të gjitha kompanive ajrore dhe Autoritetit të Aviacionit Civil Turk.

Qindra shtetas shqiptarë nga Shqipëria, duke mos gjetur shërbimin e kërkuar në spitalet publike në vendin e tyre, kanë bërë zgjidhje individuale dhe të vështirë që prej fillimit të pandemisë për t’u kuruar nga COVID-19 në spitalet turke. Mungesa e sigurimeve shëndetësore për shqiptarët, të cilët paguajnë siguracione shëndetësore në shtet, por nuk marrin shërbimin, si dhe mungesa e sigurimeve private shëndetësore, ua pamundësojnë atyre të përballojnë mjekimin jashtë vendit pa u futur në borxhe, ndërkohë që një pacient që ka sigurime shëndetësore nga një vend i Evropës nuk paguan asnjë qindarkë nga xhepi.

Nga të dhënat e mbledhura nga dy kompani që ofronin shërbimin e avionit-ambulancë në Shqipëri, nga fillimi i pandemisë së COVID-19, nga aeroporti i Rinasit në Shqipëri kanë fluturuar 565 avionë-ambulancë drejt Turqisë dhe më pak drejt Italisë, duke u kushtuar pacientëve shqiptarë mbi 6.7 milionë euro për udhëtime dhe 12 milionë euro të tjera për kurimin në spitalet private.

Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC) ka bërë të ditur se deri më 18 nëntor kishte pasur 565 “fluturime për qëllime mjekësore” nga Rinasi, shumica dërrmuese e të cilave në muajt tetor dhe nëntor. Të dhënat e AAC tregojnë se numri i fluturimeve u rrit nga 5 në muajin maj, kur epidemia COVID-19 ishte ende nën kontroll, në 152 fluturime gjatë muajit tetor. Muaji nëntor shënoi një rekord të ri me 206 fluturime për qëllime mjekësore deri me datë 18 të këtij muaji. Sipas Aviacionit Civil, mbi 87 për qind e fluturimeve për qëllime mjekësore kishin si destinacion Turqinë. AAC shpjegoi se 496 nga 565 fluturimet ishin për në Turqi, pjesa më e madhe e të cilave në Stamboll. Vetëm 20 prej këtyre fluturimeve kishin si destinacion Ankaranë. Ndërkohë, drejt Italisë ishin bërë 37 fluturime kryesisht në Romë dhe pjesa tjetër në numra më të vegjël ndahej mes Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës. Nga të dhënat e mbledhura nga dy kompani që ofronin shërbimin e avionit-ambulancë, pacientët shqiptarë kanë shpenzuar rreth 6.7 milionë euro vetëm për fluturimet jashtë shtetit.

Shpenzimet minimale për ditët e qëndrimit të tyre në spitalet e Turqisë llogariten të kenë kushtuar edhe rreth 12 milionë euro të tjera. Çmimi mesatar për një fluturim me avion mjekësor kushton 12 mijë euro, ndërsa një natë qëndrimi në spitalet e Turqisë kushton mesatarisht 1200 euro. Pacientët me COVID-19 shpenzojnë minimalisht 15-20 ditë qëndrimi në spital. Kompanitë që kryejnë transportin jashtë Shqipërisë të pacientëve flasin për një fluks në rritje të kërkesave.

Arjana Sina, drejtuese mjekësore e International Turkish Hospital, e quajti gjendjen “të jashtëzakonshme”. International Turkish Hospital në ueb-sajtin e vet ka publikuar se ofron shërbime për transport dhe trajtim të pacientëve me COVID-19 në Turqi. “International Turkish Hospital” ofron shërbim për të gjithë pacientët me COVID-19 që u nevojitet trajtim i specializuar në Turqi. Pacientit i ofrohet dhe udhëtim me avion mjekësor, i shoqëruar nga një ekip mjekësor i specializuar dhe transport me autoambulancë speciale drejt spitalit “Istinye University Medical Park” në Turqi”, thuhet në njoftimin e “International Turkish Hospital”.

Drejtuesja mjekësore shpjegoi gjithashtu se “International Turkish Hospital” në Tiranë po dërgonte pacientë në “Istinye University Medical Park” në Stamboll dhe se fluksi i udhëtimeve ishte rritur prej fillimit të tetorit dhe po ashtu edhe numri i kërkesave. Mjekja Arjana Sina, me specialitet imazheriste, tha se ata nuk i pranonin të gjitha rastet, duke vënë në dukje se shanset e mbijetesës së personave të intubuar për shkak të COVID-19 ishin të njëjta si në Shqipëri, edhe në Turqi.

“Në rastet e intubuara, shanset janë njësoj si atje, si këtu. Duhet thënë kjo, pasi unë nuk dua që njerëzit të futen në borxhe apo të shesin shtëpinë dhe të vihen në siklet, se bëhet fjalë për jetën e njeriut,” tha Sina.

Edhe Margarit Dado, drejtues ekzekutiv i Albanian Intercare Services – një kompani e specializuar në transportin e urgjencave mjekësore që vepron edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut – tha se situata në Shqipëri ishte më e rëndë sa u përket abuzimeve me fluturimet drejt Turqisë dhe hyrjes në lojë të sekserëve. Dado thotë se pas shpërthimit të infektimeve nga COVID-19, numri i kërkesave për fluturime drejt Turqisë me avionë sanitarë ishte rritur. Ai sqaron se transporti kishte një sërë specifikash dhe, pavarësisht kërkesave, mjaft raste refuzoheshin. Numri i lartë i kërkesave për kurime jashtë shtetit ka krijuar një treg pjellor edhe për spekulime. Sipas Dados, në lojë janë përfshirë edhe kompani të paspecializuara, që, sipas tij, rrezikojnë pacientët. “Ka kompani që organizojnë udhëtime turistike dhe tani po marrin prenotime për avionë mjekësorë. Ka kompani funerale që po marrin prenotime, që është thelbësisht kontradiktore,” tha Dado. Ai pranoi se shumë pacientë po paguanin tarifa të larta. “Kanë hyrë në veprim ndërmjetësit, apo sekserët, që marrin 10 deri në 20 për qind të tarifave nga spitalet. Kjo përfshirje e kompanive të paspecializuara, apo të turizmit mjekësor, vinte në rrezik serioz pacientët, për shkak se transportimi i të sëmurëve ka kritere”, sqaron Dado.

Edhe mjekja Arjana Sina vuri në dukje se në treg kishte dhjetëra operatorë të tjerë, që në mjaft raste nuk kishin lidhje me mjekësinë. “Janë shumë që kryesisht bëjnë rolin e ndërmjetësit,” shtoi ajo. Çmimet në spitalin me të cilin bashkëpunojnë Sina e Dado shkojnë nga 1500 euro dita për një pacient që do trajtohet në një situatë normale dhe deri në 2000 euro për pacientët që janë në intubim.