kamioni-shkel-nje-kembesor-ne-prishtine

Kamioni shkel një këmbësor në Prishtinë

Kamioni shkel një këmbësor tek Rruga B.

Një këmbësor është goditur nga një kamion.

Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 12:00, tek rruga B në Prishtinë.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Sot reth orës 12:00, në rrugën B, ka ndodhur një aksident trafiku në mes një automjeti (kamion transportues) dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit rrugor lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”.

shtate-persona-lendohen-ne-aksident-trafiku-ne-malisheve

Shtatë persona lëndohen në aksident trafiku në Malishevë

Lëndohen shtatë persona në aksident trafiku në Malishevë.

Dy persona, derisa po drejtonin veturat e tyre në Malishevë, nga pakujdesia kanë hyrë në parakalim në vijën e plotë me ç’rast kanë shkaktuar aksident trafiku.

Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë marrë dy të dyshuarit dhe pesë pasagjerë të tjerë.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregulltm njofton raporti 24 orësh i policisë.

nje-lokal-digjet-ne-fushe-kosove

Një lokal digjet në Fushë Kosovë

Digjet një lokal në Fushë Kosovë.

Të shtunën është djegur një lokal në Fushë Kosovë.

Sipas ankuesit zjarri ka ndodhur në rrethana të panjohura, teksa shuarja e tij është bërë nga zjarrfikësit.

“Fushë Kosovë 14.11.2020 – 23:00. Është raportuar se në rrethana të panjohura në zjarr është përfshirë lokali i viktimës m/k. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët kanë shuar zjarrin”, është bërë e ditur në njoftimin 24-orësh të PK-së.

aksident-ne-rrugen-prishtine-fushe-kosove,-ka-edhe-te-lenduar

Aksident në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ka edhe të lënduar

Aksident mes dy veturave dhe një autobusi, lëndohen dy persona në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Dy persona kanë marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 10:30 në rreth rrotullimin që gjendet në dalje të Prishtinë, konkretisht në drejtim të Fushë Kosovës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, në aksident kanë marrë pjesë tri automjete (dy vetura dhe një autobus).

“Sot rreth orës 10:30 në rreth rrotullimin që gjendet në dalje të Prishtinës, në drejtim te Fushë Kosovës ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri automjeteve (dy vetura dhe një autobus). Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, me rastin po merret njësiti i trafikut.

vdes-nje-burre-pasi-u-godit-nga-vetura-ne-prizren

Vdes një burrë pasi u godit nga vetura në Prizren

Ndërron jetë një burrë pasi u godit nga vetura në Prizren.

Të enjten rreth orës 20:00, është raportuar se një person derisa po drejtonte veturën e tij, dyshohet se kishte goditur një këmbësor, kështu duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, nga këto lëndime viktima ka ndërruar jetë.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa i dyshuari fillimisht kishte ikur nga vendi i ngjarjes por pastaj ishte lajmëruar në Polici. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në autopsi ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”.

vdiqen-3-persona-ne-rrethana-te-dyshimta-ne-kosove-gjate-24-oreve

Vdiqën 3 persona në rrethana të dyshimta në Kosovë gjatë 24 orëve

Tre persona vdiqën në rrethana të dyshimta në Kosovë gjatë 24 orëve.

Tri raste të vdekjeve të dyshimta janë regjistruar në Kosovë gjatë ditës së mërkure.

Kjo është bërë e ditur në raportin e policisë se Kosovës për 24 orët e fundit.

Në fshatin Potok të Podujevës,raportohet se viktima mashkull derisa po lëvizte në mal me traktor është rrokullisur dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore.

“Viktima ka arritur pa shenja jete në emergjencë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërkohë në Gjilan një mashkull ka njoftuar policinë se kishte gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj viktimën femër

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion”, thuhet në raport.

Po ashtu një vdekje tjetër e cilësuar si e dyshimtë, ka ndodhur në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë, dëshmitari mashkull ka njoftuar se kishte gjetur pa shenja jete fqinjin e tij viktimën mashkull.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe mjekësia ligjore. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.