vjosa-go-ahead-si-presidente-tipike-rugoviane!

Vjosa go ahead si Presidente tipike rugoviane!

(Sociologu dhe profesori Universitar, me dioptrinë e tij analitike mbron pozicionimin kushtetues te Vjosa Osmanit).

1. Imazhi karizmatik (se është femra më e votuar ndonjēherë në Kosovë) i Vjosa Osmanit dosido duhet të funksionalizohet sidomos tani me postin e Presidentes. Ajo s’ka nevojë t’i dëshmoj as aftësitë intelektuale e as ato politike, ngase, thjeshtë i disponon ato, por, ka nevojë t’i artikuloj qartë dhe në përputhje kushtetuese, veprimet konkrete qē ia jap me automatizëm ky post.

2. Znj. Vjosa Osmani, e anatemuar dhe e përndjekur padrejtësisht nga posti i nënkryetares së LDK-s, nga ana e klanit të Isa Mustafës (që tashmē ka injektuar edhe retoriken boshe për të konkurruar edhe President (!) sidomos me deklaratat kinse kunder Serbisë, në fakt, vetëm dëshmoi hipokrizi! Sepse, harroi që me nënshkrimet për humbjen e ÇAKORRIT dhe ZAJEDNICEN (2015), shansat i ka absolutisht minimale), edhe më tej po tentohet të “dëshmohet” dhunshēm përmes sekserēve dhe matrapazëve politik e mediatik, si një personalitete; egoiste, narcisoide, makiaveliste, madje edhe me ambicie të smura për pushtet!?

3. Gjithë kjo fushatë e orkestruar, e sistemuar dhe e orkestruar dhe pērmes standardeve dhe metodave neokomuniste, po ushtrohet qëllimisht nga këto qarqe e klane tē Ldk-s, në mënyrë që Vjosen ta projektojn si një personalitete të paaftë dhe jomeritore per ta udhëhequr dhe realizuar Projektin e shtetndërtimit rugovian! Ndërkaq, Ajo për këto dy dekada sa ishte nē Ldk, e dëshmoj jo paftėsinē, jo hipokrizinë, jo poltronizmin, e as barkatarizmin, por lidershipin e vërtetë qē ishte kalitur e ndërtuar kryesisht në edukim, arsimim dhe angazhim tipik rugovian. Andaj Ajo ishte, është dhe mbeti një rugoviane tipike, të cilën ata që e votuan dhe simpatizuan në zgjedhjet e kaluara, duhet të dijnë ta çmojnë dhe resoektojnē jo vetëm si aset politik, por edhe si ithëtare tipike rugoviane. Go ahead Presidente!
(Autori është sociolog dhe profesor Universitar)

na-duhet-nje-tryeze-e-partive,-qe-do-te-ishte-e-ngjashme-me-kongresin-e-lushnjes

Na duhet një tryezë e partive, që do të ishte e ngjashme me Kongresin e Lushnjes

Kosova po fundoset për çdo ditë. Fajin primar e ka Serbia, e cila po e minon çdo përpjekje të Kosovës për konsolidim.

Fajin e madh e ka edhe Bashkimi Evropian, që po e favorizon Serbinë. Faj të rëndë kanë armiqtë e Kosovës, Rusia e Kina, që e kanë bllokuar në OKB e gjithandej. Por fajin e pafalshëm e kanë politikanët tanë, që nuk po gjejnë rrugëzgjidhje.

(Nuk është arsyetim të thuhet se nuk po mundemi, ose nuk po dimë. Ata janë aty për të mundur e për të ditur.) Fatkeqësisht, ata kanë hyrë në skemën e armiqve të vendit tonë e po sillen si të humbur.

Mua kjo javë më duket vendimtare për fatin e Kosovës. Jo për zgjedhjet në SHBA. Për veprimet që duhet të ndërmerren në Kosovë.

Veprimi që mund ta shpëtojë vendin nga kollapsi dhe nga dezintegrimi është një tryezë e përbashkët e partive kryesore politike (LVV, LDK, PDK, AAK, Nisma dhe AKR, ku do të arrihej pajtim për këto çështje:

a) ngritja e menjëhershme e padisë për gjenocid kundër Serbisë,

b) ndryshimi i mandatit të Gjykatës Speciale, duke përfshirë të gjitha krimet e luftës, pra edhe të ushtrisë, policies, administraës e qeverisë së ish Jugosllavisë e të Serbisë në vitet 1989-1999, (gjithsesi duke përfshirë Vuçiqin e Daçiqin)

c) ndryshimi i ligjit të zgjedhjeve, duke futur sistem mazhoritar me zona zgjedhore dhe duke eliminuar aspektet bllokuese nga statusi i minoriteteve,

d) duke ngrirë statusin e komunave rurale të formuara nga Plani i Ahtisarit, deri sa Serbia ta pranojë atë Plan,

e) zgjedhja e presidentit të bëhet me zgjedhje direkte,

f) formimi i një qeverie gjithëpërfshirëse, me një kryeminsitër nga partia e parë e zgjedhjeve të 6 tetori 2019, por që pranohet me koncensus nga partnerët e koalicionit. dhe

g) marrëveshje që zgjedhjet parlamentare e presidenciale të mbahen në prill 2021.
Nëse mirren këto vendime urgjentisht, gjatë javës, vendi do të shpëtohej. Siç u shpëtua Shqipëria në Kongresin e Lushjes.

konsensus-kombetar-per-bisedimet-me-serbine

Konsensus kombëtar për bisedimet me Serbinë

Këtë e thash para pesë viteve, po e përsërisë. Pse? Gjërat nuk kanë ndryshuar as sot e kësaj dite dhe konsensusi kombetar nuk është arritur. Edhe pse në ndërkohë në Kosovë janë ndërruar tri koalicione qeverisëse.

Sipas medieve serbe, Vuçiq para syve të Evropës i paska thënë Isa Mustafës: “Mustafa, nuk ka asnjë shans të pranojë kërkesat tuaja. Nuk e japim Gazivodën”.

Kështu paska fol Vuçiqi në Bruksel, por ne ende nuk po e dimë se cila ka qenë përgjigja e kryeministrit te Kosovës. Nëse e shikojmë faktin se zoti Mustafa ju iku gazetarëve në Bruksel, tregon se ai nuk ka qenë në gjendje që Vuciqit t’ia jep një përgjigje adekuate.

Është momenti i duhur që në sytë e në zemrën e Evropës, në Bruksel, Kryeministri i Kosovës dhe secili zyrtar i ngarkuar për bisedime, në secilin nivel te tyre, Serbisë se Vuçiqit dhe kujtdo tjetër nga qeveria e Serbisë, që t’ju tregohet me argumente se:

Serbia jo vetëm që nuk ka prona në Kosovë, por është Kosova ajo që duhet ti kërkon pronat e saja në Serbi. Është Kosova ajo që duhet t’i kërkoj dëmet e luftës dhe te gjitha plaçkitjet tjera të bëra nga Serbia në Kosovë, plaçkitje që Serbia i ka bërë gjatë 87 viteve në Kosovë.

Kur këtyre u shtohen humbjet e mëdha njerëzore te atyre viteve me këto te luftës se fundit, Serbia e Vuçiqit është deri në fyt e zhytur në borxhe ndaj Kosovës dhe shqiptarëve si komb. BE-ja duhet te obligoj shtetin serb që t’ia paguan dëmet e luftës Kosovës. Vetëm në ketë mënyrë Serbia do të detyrohet t’i kryen obligimet e saja ndaj Kosovës dhe shqiptarëve.

Kjo sjellje e qeveritarëve serbë, kjo pafytyrësi e tyre dhe mos gatishmëri për të ndjerë pendesë për gjenocidin e ushtruar nga qeveria serbe, pjesë e se cilës ishte Vuciqi, është e mjaftueshme që pala e Kosovës, mos të ulej në tavolinën e bisedimeve me kriminelet që tentojnë të kthehen në vendin e krimit, pa ua rreshtuar një serë kërkesash si kushtëzim për vazhdimin e bisedimeve në Bruksel. Po a mund ta bëjnë ketë Isa Mustafa e Hashim Thaçi?! Assesi! Këta janë në pozitë të vështirë dhe të gjitha angazhimet institucionale i kanë orientuar për t’i mbrojtur interesat e tyre, nëse mundin.

Është momenti i fundit që Qeveria e Kosovës ti ndërpres sa më parë bisedimet dhe të arrihet një konsensus nacional në shkallë kombëtare, për të dhënë përgjigjen meritore se kur e si të vazhdoheshin bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Nga ajo që po njoftojnë mediet serbe, në bisedimet e djeshme në Bruksel, kryeministrat tanë kanë pësuar debakël total. Pyetja që shtrohet sot është: a janë në gjendje këta individ, që ta mbrojnë interesin e Kosovës dhe te qytetarëve tanë? Përgjigja do të ishte: nuk janë në gjendje.

Ky inferioritet i qeveritarëve tanë në këto bisedime duhet të ndërpritet urgjentisht! Për ndryshe Republika Serbska po troken në dyert e Kosovës.

hallall-buka-e-kosovës,-për-gjithë-deputetët-që-i-thanë-joooo,-gjykatës-speciale!

Hallall buka e Kosovës, për gjithë deputetët që i thanë JOOOO, Gjykatës Speciale!

1. Krenar me deputet që (përkundër presioneve dhe kërcnimeve, por edhe lloj lloj joshjeve me poste, tendera, e benificione nga më të ndryshmet!) i thanë JO-të madhe burrërore Gjykatës Speciale

2. Gjykata Speciale, ēshtë kulmi i marrëzisë politike të partive politike (Ldk&Pdk&AAK)kosovare!
Sepse, duke e lakmuar PUSHTETIN e dëmtuan dhe e njollosen rëndë SHTETIN!

3. Çfarë tregimi këta deputet që me gishtat e tyre, ia siguruan Serbisë një bakshish, që as në ëndërr s’e kishte pa!? Sepse, logjikisht, politikisht, moralisht e ushtarakisht në bankat e të akuzuarve sot në Gjykatë Speciale, është dashur të gjenden; JO ÇLIRIMTARËT, po militarët, paramilitarêt, dhe kueslingët peskolonashat shqipfolës!?

Turp ateherë, e turpi e keni sërish JU DEPUTET QË ME GISHTA TUAJ, përveç qê atëbotë e njolloset luftên çlirimtare, e sot po e njollosni edhe shtetin edhe shoqërine edhe kombin…!?

#SolidarizohuniMeÇlirimtarët#

a-je-ti-heroi-i-jetes-tende?-pse-e-ke-te-veshtire-me-e-pa-veten-si-hero?

A je ti Heroi i jetës tende? Pse e ke te vështirë me e pa veten si hero?

“Çfare të bësh kur ke frikë? E merr frikën për dore dhe ec me të,vazhdon përpara, derisa në një moment sheh se ajo është zhdukur, nuk është më aty. E ke mundur”.

Në ditët e sotme “Heronjtë” i njohim fare pak. Zakonisht kur dëgjojmë fjalën Hero na lidhet me imazhin e atyre Super Heronjëve të cilët i gjejmë në kornizat e ekraneve tona televizive ose në përrallat e darkave që iu rrëfejmë më të vegjëlve.

Sikur heronjtë që takojmë në mitologji, ashtu edhe ata që i gjejmë nëpër filma ose përalla, janë një frymëzim i rëndësishëm. Janë “takimi i parë” i fëmijëve me  konceptin e heroizmit, por gjithashtu shërbejnë si rikujtim dhe pasqyrim i vlerave njerëzore, për të rriturit.

Zakonisht në këto mite, përralla apo në kinematografinë moderne, heroi vishet me cilësi të cilat duken të pa-kapshme për njeriun, prandaj ky i fundit shpeshherë harron se zgjedhjet e tij mund ta shndërrojnë atë, në një Hero të Përditshmërisë së tij.

Por, çfarë do të thotë të jetë dikush Hero i jetës së tij?

Përse është kaq e vështirë  ta shohim veten si të tillë?

Vëmë re se heronjtë e miteve, gjithmonë përballen përbindësha rojtarë me një mijë sy, nimfa dinake apo gjarpërinj helmues.

Në fakt të gjitha këto personazhe, janë figura simbolike që përfaqësojnë të metat, frikërat dhe dyshimet tona. Ato na krijojnë pasiguri dhe na bëjnë të mendojmë se jemi duke u su’lmuar vazhdimisht.

Autorja, Delia S. Guzman, në këtë libër, ka identifikuar disa nga vështirësitë më të mëdha përnjeriun e shek 21, siç janë krizat e ndryshme, kritikat, dhimbjet, ankthi, agresiviteti, e shumë të tjera.

Këta janë “përbindëshat” e Heroit të Përditshmërisë. Sipas saj, ka shumë rëndësi mentaliteti me të cilin njeriu i çaset këtyre vështirësive.

Nëse i shohim si probleme, atëherë mund të dekurajohemi që në hapat e parë të rrugës tonë. Nëse këto vështirësi shihen si sfida, atëherë nga’cmojnë heroin tonë të brendshëm, i cili jeton për ti kapërcyer ato.

Andaj, heroin dhe -kundër heroin- e kemi brenda vetes dhe është vendimi ynë se cilin duam ta jetësojmë në përditshmërinë tonë.  

Qëndrimi stoik dhe jetesa përmes një Ideali dhe vlerave njerëzore që të frymëzojnë, nuk është e lehtë.

Mirëpo, në anën tjetër, kjo është sfida dhe kapërcimi i saj nënkupton shndërrimin e një njeriu në një Hero të Përditshmërisë. 

Ky është një libër që mund ta lexosh jo vetëm në momentin kur sapo e ke blerë dhe ka kopertinë të freskët, por sidomos ta rivizitosh kohë pas kohe, duke qenë se mund të të jap një perspektivë më të pasur dhe objektive për të përballuar sfidat ditore. Pra, një libër që të të bëhet mik, sepse miqtë na duhen më së shumti në periudha sfiduese.

Për më shumë detaje rreth këtij libri, vizitoni faqen Botime Akropoli i Ri në Facebook oseInstagram.

“Ndonjëherë ose shumë herë do të biem, por sa herë të jetë e nevojshme do të ngrihemi sërish.”

Botime Akropoli i Ri, Prishtinë

trajtimi-i-corones

Trajtimi i Coronës

Trajtimi i Coronës

Të dashur lexues,

për tu përgjigjur pyetjeve të shumta, vendosa të përshkruaj ecurin e sëmundjes me COVID-19 dhe trajtimin e saj sipas standadit mjekësor botëror me evidenca shkencore të cilat i posedojm.
Ju lutem diciplinarisht, cdo trajtim dhe cdo aplikim të medikamenteve të kondultohet me mjekun e shtëpis apo me mjekun i cili ju trajton. Kursesi mos përdorini medikamente pa udhëzimet e mjekut.

Si cdo sëmundje edhe sëmundja e COVOD-19, kërkon trajtimin e simptomeve të saj, por më rëndësi është të mjekohet shkaktari, etiologjia e sëmundjes. Në rastin e COVOD-19, nuk kemi ende medikament adekuat kundër këtij Virusi.
Simptomet e infekcionit me COVID-19 janë: Kollitje, Temperatur, Rrjedhje të hundës, Humbje të shijës dhe nuhatjes, Veshtirësi në frymëmarre, Dhimbje fyti, Kokëdhimbje me dhimbje të grykës, Dhimbje barku me simptome të stomakut, ndryshime të lekurës, Ajtje të gjëndrave lymfatike, Pezmatim të strukturave të syrit, Molisje, Barkqitje etj.

Të cdo njeri dhe te cdo moshë, sëmundja e COVID -19, është e ndryshme dhe mundë të shkakton simpome gjithashtu komplet diferenciale por mund të kalon edhe pa asnje simptom.

Ky infekcion kalon në këto faza:

1. faza asimptomatike (nuk ka simptome)

2. faza e lehtë apo e butë (nuk kërkon trajtim mjeksor

3. faza e mesme apo moderate (nuk është i nevojshem trajtimi në spital por pneumonia-ndezja e mushkërive- dhe simptomet tjera, duhet të trajtohen me medikamente)

4. faza e rëndë (të infektuarit, duhet të trajtohen në klinikë)

5. faza kritike (të infektuarit duhet patjetër të trajtohen në klinikë me oksigjenotarapi, të intubuar ngase jeta e tyre është e rrezikuar)

Medikamentet për trajtim të simptomeve në fazat e trajtimit në shtëpi (faza e mesme – e rëndë):
Pacientet e infektuar me Virus, vuajn nga temperatura e lartë, kanë veshtirësi me frymëmarrje (nëse Oksigjeni është nën 94% – matja e O2, bëhet me Pulsoximeter ) duhet aplikuar Oksigjen.

– Oksigjen përmes hundës,- nëse i sëmuari ka veshtirësi në frymëmarrje

– Paracetamol 500mg 2×2, kundër temperaturës dhe dhimbjeve trupore

– Vitamin D3 3000I.E 1×1 për 10 ditë ose Vit. D3 të kombinuar me Vit. K2, studimet treguan se kjo vitamin e diellit e lehtëson shumë sëmundjen e Virusim e ngritë imunitetin dhe ruan eshtrat dhe funksionin e muskulatures.

– Fraxiparin 0,6 s.c. 1×1 për 14 ditë. Fraxiparina hollon gjakun dhe nuk lejon formimin e trombeve në enë të gjakut ku mund të krjohet trombozë, mpiksje të gjakut dhe mbylljen e tyre me pasoja të embolis mushkërore. Virusi shkakton këtë patologji në organizëm me cregullimin e hemostazes në gjakë. Rrezikohet Infarkt në zemër apo sulm trunor.

– Sir. Bronchobasalmine 3x10ml, për lirimin e broncheve nëse jan të penguara me sekret

Medikamentet për trajtim e COVID-19 në fazën e rëndë – kritike:

Në këtë fazë Virusi shkakton një Pneumoni (pezmatim të mushkërive) e cila kërko trajtim urgjent dhe trajtimin e plotë të infekcionit nga eskalimi i simptomeve:

– Medikamentet e mëparshme duhet vazhduar

– Oksigjenoterapi në klinik duhet rritur sasia, në rast të veshtirë edhe intubim

– Doza e Heparines duhet të rritet, duke minimuar rreziikun e trombozes

– Remdesivir (Favipiravir, Avigan, Avifavir, Favimol, Fvira) – (Medikamenti i ish Ebolles) për bllokimin e shumimit të virusëve në organizëm. Ky medikament aplikohet për 10 dite, pra vetem në fazën virale dhe pas 10 ditësh nuk ndihmon më. Athere jan organet e dëmuara dhe nuk regjenerohen.

– Antibiotik, Azitromycin 500mg 1×1 për 7 ditë. Kundër infekcionit me Pneumokok i cili i bashkohet infekcionit të coronës.

– Së fundi terapija me kortizon, Dexamethason 10mg 1×1 për 6 ditë – një studim nga Anglia tregon se Cortizoni ndihmon së fundi që organizmi të luftoj situaten vdekjepruese të reakcionit imun.
Ndërkohë duhet bërë analiza të gjakut me hemogram, elektrolyte, D-Dimere, Sedimentacion,
fotografim të mushkërive por edhe CT- të toraxit dhe abdomenit.

a-ka-liria-vertete-emer?-dhe-cili-eshte-ai-emer?

A ka liria vërtetë emër? Dhe cili ështē ai emër?

Në filozofinë politike dhe në historinë e filozofisë mund të hasni me qindra definicione e kuptime. Ky koncept, që më së shumti fiton nē “peshē specifike” te popujt që shumicën e historisë së qenësimit të vetë e kanë kaluar nën robëri. Fetishin e lirisë, padyshim që ia jap një populli mungesa e saj.

Por nëse tentojmë ta katapultojmë këtë koncept, në kontekstin e rrethanave të historisë sonë më të re…
Atëherë, duket që më së shumti mund dhe duhet të nënkuptojmë; edhe synimin, edhe shpresën, edhe dëshirën, edhe tendencën, por, edhe botëkuptimin e padyshim edhe idealin për të qenë vetetja individuale app kolektive, në konstelacione të caktuara historike e sociologjike.

Ndryshe, koncepti apo ky nocion nuk mund dhe nuk duhet të nënkuptonten gjendjen që e konzervon dhe e ushqen një status quo (qoftë ajo; sociale, politike apo edhe sosh kulturore) të caktuar sociale, e aq më pak njëmendësi politike…Madje as edhe një lloj fatpajtimi e ngurtësie të çfardo natyre qoftë ajo.
Liria, mund të thuhet se ēshtë edhe “ushqim” shpirtëror, edhe motiv nxitës, madje edhe ëndërr edhe kauzë e njerzëve dhe popujve qê zakonisht skllavërohen nga pushtues, e shtete më të fuqishme (ekonomikisht e kulturalisht) e shumë më të organizuara ushtarakisht.

Liria, thënë edhe më thjeshtë; zakonisht ndërlidhet (po nuk ēshtë e thënun të lidhet!) me emra të përveqëm. Aq më pak me emra dhe figura publike, që na e kufizojnē “shijen” e kësaj lirie (qoftë ajo vetëm liri e shprehjes, mendimit, gjykimit dhe veprimit tonë) individuale e kolektive.

Andaj, identifikimi i nocionit të lirisē, sipas “kutit”të emrave të përveçëm të çlirimtarëve, ashtu si na ka mësuar historia e shumë popujve të ndryshëm, po edhe kjo e jona e vonshmja…, mund të bëhet pengesë serioze nē arritjen e lirisë së njëmendët. Sepse, ndryshe ajo nuk do të definohej si pushtim i hapsirave të reja, por, një status quo e arritur njëherë e përgjithmonë dhe për të gjitha kohërat…

Liria nuk dhurohet, ajo fitohet dhe perfeksionohet përmes “pushtimeve” të reja; sociale, ekonomike, politike, kulturore, e pse jo edhe sosh ushtarake

kosova-te-kete-agjende-shteterore

Kosova të ketë agjendë shtetërore

Presidenti i Serbisë Vuçiq po mbijeton në skenën ndërkombëtare duke bërë lojë me shtetet ku janë qeveritarë shqiptarët. Ai është i injoruar nga të gjithë fqinjët, pos Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Atë e injoron Kroacia, Mali i Zi, Bosnja e Hecegovina, Hungaria dhe Bullgaria.

Është një sharllatan që mbijeton duke krijuar skandale me ndërhyrjet banale në Kosovë dhe duke zhvendosur agjendat e shtetit tonë në tema koti. Kështu ishte edhe me retorikën e tij demagogjike për mundësinë e “shkrirjes e konfliktit të ngrirë” në Kosovë me krahasimet koti me kontestin në Nagorno-Karabakh.

Si një president me peshë të imët ndërkombëtare, me këtë retorikë, deshi të bie në sy dhe të testonte reagimin eventual të Administratës së re amerikane të Presidentit Bajden. Ngjashëm, në fazën e parë të Tramp në Shtëpinë e Bardhë, pushteti serb pati testuar reagimin e Administratës me një problem të shpikur: trenin e famshëm me mbishkrime serbe.

Është koha e fundit që Kosova të përqëndohet në punët e veta, duke mos përfillur as Vuçiqin as Serbinë. Marrja kështu në mënyrë naive, emocionale me të, vetëm sa humbë dhe shkatërron energjitë e zhvillimit dhe të emancipimit shtetëror. Është punë koti, pra. Dhe, shprehje e ndjenjës së inferioritetit postkonlonial.

Politika dhe qeveritarët duhet të kuptojnë më në fund, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran që duhet t’ia caktojë agjendën vetes. Ky është thelbi.

lulzim-basha-i-detyrohet-nje-shpjegim-shqiptareve-per-uck

Lulzim Basha i detyrohet një shpjegim shqiptarëve për UÇK

Kryetari i Partisë Demokratike prej shumë ditësh ndodhet nën prozhektorët e opinionit publik dhe mediave shqiptare, në lidhje me rolin e tij individual, gjatë kohës që punonte për hetuesit që “kopsitën” dosjet për të cilat janë sot në Hagë drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të gjithë kanë folur deri më sot, edhe në Tiranë, edhe në Prishtinë. Edhe në Beograd, edhe në Moskë. Edhe në Bruksel, edhe në Washington. Përveçse Lulzim Bashës!

Për shkak të sensibilitetit të kësaj çështje, për shkak të aktualitetit të një procesi që ka vendosur në bankën e të akuzuarve gjithë zinxhirin komandues të UÇK, për shkak të pastërtisë së të shkuarës dhe lavdisë së të ardhmes, Lulzim Basha i detyrohet një shpjegim shqiptarëve.

Edhe nëse do të ishte thjeshtë një qytetar i zakonshëm i Republikës së Shqipërisë, Lulzim Basha i detyrohet një shpjegim publik qytetarëve të Kosovës, në respekt të vetes së tij.

Edhe nëse do të ishte një politikan i thjeshtë, Lulzim Basha i detyrohet një shpjegim publik, në respekt të Partisë Demokratike dhe të gjithë atyre që kanë 30 vjet që votojnë për të.

Edhe nëse do të ishte thjeshtë kryetari i një partie tjetër çfarëdo dhe kudo në hapësirën ku jetojnë e punojnë shqiptarët në Ballkan, Lulzim Basha i detyrohet atyre një shpjegim publik.

Por nëse je edhe Kryetari i Partisë më të madhe të opozitës politike në Tiranë dhe njëkohësisht kandidati për Kryeministër i Shqipërisë, atëherë ky nuk është më thjeshtë një opsion por detyrim taksativ.

Në këtë rast Lulzim Basha nuk është as i dyshuar, as i akuzuar, por thjeshtë i vetmi i dënuar që të sqarojë nga “A” në “ZH”, rolin dhe pozicionin e tij në këtë histori. Qoftë për episodin e “Shtëpisë së Verdhë” ku u tha se bëheshin transplante organesh njerëzore. Qoftë për Dosjen e Dick Marty-t, që shërbeu si mekanizmi për të vënë në lëvizje të gjitha gurët që çuan në ngritjen e kësaj Gjykate Speciale.

Askush nuk mund të paragjykojë implikimin e Lulzim Bashës në diçka për të cilën, sado e pafajshme apo e fajshme qoftë ajo, përderisa nuk i ka ekspozuar ende të gjitha provat e pakundërshtueshme. Por, kjo nuk e favorizon atë aspak, për tu fshehur përgjithmonë prapa kësaj alibie. Aq më pak, të fshihet prapa mbrojtjes që është rrekur të bëjë deri më tani, duke iu shmangur ballafaqimit me të vërtetën, përmes propogandës dhe demagogjisë.

“Unë e kam vënë tërë jetën time në shërbim të vendit. Për Shqipërinë. Për shqiptarët. Për pavarësinë e Kosovës. Ti nuk më bën dot moral mua për patriotizëm. Ti nuk më mëson dot mua çfarë është besnikëria ndaj Shqipërisë”,- tha Lulzim Basha sot, në përgjigje të një polemike publike për këtë çështje, me Kryeministrin Edi Rama.

Por a mjaftojnë të gjitha këto, kur është puna për të sqaruar një veprimtari konkrete? Për të sqaruar një episod kyç të punës së liderit të opozitës së sotme, në një periudhë të caktuar të jetës së tij profesionale? Për të hedhur dritë mbi punën konkrete, për çështje konkrete dhe me persona po ashtu konkretë, që pretendojnë publikisht prezencën dhe rolin e Lulzim Bashës në këtë histori?

Nëse nuk do të ishte një çështje me rëndësi kombëtare, përtej detyrimeve që kanë të zgjedhurit politikë, ky moment edhe mund të ishte tejkaluar. Por kur kërkohet që të njolloset jo thjeshtë dhe vetëm imazhi individual i ish Presidentit, i dy ish Kryeparlamentarëve të saj apo i shumë udhëheqësve të tjerë politikë të këtyre 20 viteve, por vetë pastërtia e luftës së shqiptarëve për çlirimin e Kosovës me ndihmën e NATO, SHBA e BE këtu ndryshon çështja.

Përtej gjithçkaje, Lulzim Basha është i dënuar që të japë sqarime të plota, për pozitën e tij në këtë histori. Sa më shpejt, aq më mirë do të jetë me siguri, edhe për të. Gjatë këtyre 30 viteve kanë ndodhur zhvillime nga më të ndryshmet, por sado i sikletshëm që ka qenë pozicioni i protagonistëve të jetës politike në to, nuk ia kanë dale dot që ti shmangen sqarimeve për çështje me interes publik.

Lulzim Basha nuk mund të bëjë përjashtim nga ky rregull. Ndryshe, është e kotë që të futet në garën elektorale për tu bërë nesër, Kryeministër i shtetit amë të të gjithë shqiptarëve!

testet-serologjike-per-covid-19-(testimi-permes-antitrupave)-(informues-i-thjeshtezuar)

Testet serologjike për COVID-19 (testimi përmes antitrupave) (Informues i thjeshtëzuar)

Testi serologjik i COVID-19 (testi i antitrupave), është një test i gjakut i cili mund të zbulojë nëse një person ka antitrupa ndaj virusit që shkakton COVID-19.

Testet serologjike COVID-19 na ndihmojnë të dimë nëse dikush ka qenë i infektuar me virusin ose që është shëruar nga infeksioni COVID-19.

Ato nuk tregojnë nëse je momentalisht i infektuar.

Çfarë janë antitrupat?

Antitrupat prodhohen nga imuniteti jonë për t’i luftuar infeksionet me virusë apo bakterie.

Kur antitrupat gjenden në gjakun tonë mund t’i pengojnë infeksionet e njëjta në të ardhmen.

Antitrupat zhvillohen për disa ditë apo javë pas infektimit me COVID-19, por nuk dihet saktë sa kohë qëndrojnë në gjak.

Testet serologjike nuk duhet të përdoren për të diagnostikuar COVID-19, pasi këto teste nuk zbulojnë praninë e virusit në trupin tonë. Këto teste mund të rezultojnë negativ edhe te pacientët e infektuar (për shembull, nëse antitrupat nuk janë zhvilluar ende).

Me cilin test zbulohet infeksioni me COVID-19?

I vetmi test me të cilin diagnostikohet COVID-19, është testi PCR, i cili e zbulon prezencen e virusit.

Ky test mund të zbulojë nëse keni një infeksion aktiv të koronavirusit. Këto teste kryhen duke marrë mostra me strisho nga fyti përmes hundës.

Çka tregon një test serologjik pozitiv?

Nëse rezultoni pozitiv në një test serologjik SARS-CoV-2, ka mundësi që kohët e fundit apo edhe më herët të keni qenë i infektuar me COVID-19.

Çka tregon një test serologjik negativ?

Rezultat negativ në testin serologjik (të antitrupave) tregon që nuk keni antitrupa ndaj virusit në gjakun tuaj. Kjo do të thotë që ju nuk keni qenë i infektuar më herët me COVID-19, ose ju keni qenë te infektuar tash së voni por nuk janë zhvilluar ende antitrupat.

Pra, në shumicën e rasteve kur ju jeni të infektuar, edhe nëse e bëni testin serologjik, ai del negativ pasi ende nuk janë prodhuar antitrupat.

Pse testi serologjik nuk na tregon nëse keni infeksion?

Nëse testoheni kur jeni të infektuar apo shpejt pasi jeni infektuar me koronavirusin e ri, testi mund të jetë negativ. Kjo ndodh sepse trupit tonë i duhet kohë që të prodhojë antitrupa.

Por, poashtu është e mundur që pas një kohe të gjatë pas infeksionit, testi serologjik mund të rezultojë negativ. Kjo ndodh për shkak se nivelet e antitrupave ulen me kalimin e kohës aq sa të bëhen të pazbulueshme.

Dr. Besim Morina, pulmolog