milan-me-mungesa-te-medha-kunder-fiorentines,-formacionet

Milan me mungesa të mëdha kundër Fiorentinës, formacionet

Milani pa Ibrahimovicin dhe me shumë mungesa të tjera kundër Fiorentinës.

Milani do të mbështetet në Ante Rebic, Brahim Diaz dhe Sandro Tonali në një kohë krize lëndimesh, derisa Fiorentina në Franck Ribery, Jose Callejon dhe Dusan Vlahovic.

Milani ka mundësi ta rrisë në pesë pikë epërsinë ndaj rivalëve në krye të renditjes në Serie A, nëse e mund Fiorentinën sot në San Siro.

Trajneri Stefano Pioli do të mungojë përsëri shkaku i Covid-19, bashkë me ndihmësin e vet, prandaj Daniele Bonera do ta drejtojë skuadrën.

Shkaku i lëndimeve do të mungojnë Zlatan Ibrahimovic, Rafael Leao, Samu Castillejo dhe Ismael Bennacer.

Prandaj kuqezinjtë do të luajnë me Diaz dhe Rebic në sulm dhe do të ndihmohen nga Tonali në mesfushë.

Formacionet zyrtare:

Milan: G Donnarumma; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Tonali, Kessie; Saelemaekers, Calhanoglu, Brahim Diaz; Rebic

Fiorentina: Dragoëski; Milenkovic, Caceres, Pezzella, Biraghi; Pulgar, Castrovilli, Amrabat; Callejon, Vlahovic, Ribery

inter-merr-lajmin-fantastik-para-ndeshjes-kunder-monchengladbach

Inter merr lajmin fantastik para ndeshjes kundër Monchengladbach

Ylli i Interit e mposht koronavirusin, i gatshëm për ndeshjen kundër Monchengladbach.

Interi u rikthye bindës në kampionat, pasi triumfoi me rezultatin e pastër 3:0 në një ndeshje të vështirë si ajo ndaj Sassuolos, ndërsa të martën e pret një tjetër përballje mjaft e rëndësishme, madje-madje vendimtare për ecurinë e skuadrës në Ligën e Kampionëve.

Kjo pasi zikaltrit do të udhëtojnë drejt Gjermanisë për përballjen me Borussia Monchengladbach, aty ku fitorja është detyrim për të ruajtur ende shanset për një kualifikim të mundshëm, ndërsa trajneri Antonio Conte ka marrë një lajm të mirë mëngjesin e sotëm.

Pas tamponit të dyshimtë dje, që e la jashtë ndeshjes me Sassuolon, mesfushori kroat Marselo Brozovic ka rezultuar negativ paraditen e sotme dhe i është bashkuar menjëherë grupit për t’u përgatitur për ndeshjen e të martës.

Rikuperimi i Brozovic është mjaft i rëndësishëm për zikaltrit, që në Gjermani do të udhëtojnë edhe pa Arturo Vidal, i cili u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Realit të Madridit, ndaj kroati, Barella dhe njëri mes Sensit e Gagliardinit pritet të formojnë treshen e mesfushës në “Borussia Park”.

rikthehen-messi-e-de-jong,-barca-synon-fitore-ndaj-osasunes-me-kete-formacion

Rikthehen Messi e De Jong, Barça synon fitore ndaj Osasunës me këtë formacion

Messi e De Jong riktheen në formacionin e Barcelonës.

Barcelona do të kërkojë ta rigjejë rrugën e fitores dhe ta lërë prapa formën e dobët në La Liga, kur të takohet me Osasuën sot në Camp Nou.

Lionel Messi dhe Frenkie de Jong, të cilët u pushuan në fitoren e mesjavës kundër Dynamo Kiev në Ligën e Kampionëve, janë rikthyer në formacionin startues të trajnerit Ronald Koeman.

Takimi i javës së 10-të mes Barçës dhe Osasunës nis në orën 14:00.

Skuadra e Koeman është në formë të tmerrshme në ligë, pasi renditet në vendin e 14-të dhe i ka pësuar tri humbje në pesë ndeshjet e fundit.

Për më tepër, Barça ngel 12 pikë prapa liderëve Real Sociedad dhe Atletico Madrid, por e ka një ndeshje më pak të zhvilluar se kjo e fundit.

Osasuna, që ndodhet një pozitë më poshtë se Barcelona më pikë të njëjta, po kalon nëpër formë të dobët po ashtu, pasi e ka fituar vetëm një prej pesë ndeshjeve të fundit, duke i humbur dy dhe duke barazuar në dy të tjera.

Barca nuk do të mundë të llogarisë në Gerard Pique, Ansu Fati, Sergi Roberto dhe Samuel Umtiti në këtë ndeshje.

arteta-me-deklarate-te-papritur-per-arsenal

Arteta me deklaratë të papritur për Arsenal

Arteta thotë se Arsenalit po i mungon diçka.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, e ka pranuar se skuadrës së tij po i mungon diçka, pasi në pesë ndeshjet e fundit në Premierligë nuk ka shënuar gol nga loja e hapur.

Topçinjtë e kanë shënuar vetëm një gol në ato pesë ndeshje – një penallti e Pierre-Emerick Aubameyang kundër Manchester United më 1 nëntor në fitoren 1:0 të londinezëve veriorë, transmeton Gazeta Express.

Arsenali po përballet me vështirësi në sulm këtë sezon dhe para takimit të sotëm më Ëolves, renditet në pozitën e 14-të në Premierligë.

Arteta beson se skuadra e tij nuk është shumë larg ta arrijë pritshmërinë e tij, por e pranoi se dështimi i saj për të shënuar po i kushton shtrenjtë.

“Pozita në të cilën unë besoj se duhet të jemi dhe ajo në të cilën jemi tani për tani, e kanë një dallim prej dy ndeshjeve”, tha Arteta.

“Pra katër apo gjashtë pikë dhe kjo e bën dallimin e madh. Dallimi ku ne e humbim apo e fitojmë një lojë është jashtëzakonisht i vogël. Ky është realiteti i kësaj lige dhe asaj se ku ndodhemi ne tani për tani. Ne duhet të jemi shumë të mirë në çdo gjë që e bëjmë tani sepse në këtë çast po na mungon diçka”, shtoi ai.

napoli-do-te-luaje-me-fanelle-te-vecante-per-nder-te-maradones

Napoli do të luajë me fanellë të veçantë për nder të Maradonës

Napoli do të luajë me fanellë të veçantë për nder të Maradonës.

Napoli do ta veshë një fanellë të veçantë, të frymëzuar nga fanella e Argjentinës, për ta nderuar Diego Armando Maradonën në takimin e sotëm kundër Romës në Serie A.

Napoli njoftoi në uebsajtin e vet zyrtar se skuadra do të luajë me një fanellë të veçantë, të dizajnuar nga Kappa, për ta nderuar numrin 10 legjendar, i cili vdiq të mërkurën.

“Para një viti, bashkë me Kappa, menduam ta dizajnonim një fanellë të veçantë e cila i bën jehonë Diego Maradonës, Argjentinës së tij të dashur dhe lidhjes së tij të ngushtë me popullin e Napolit”, thuhet në uebsajtin e Napolit.

“Ne shpresonim se Diego do të ishte në gjendje ta shihte atë, e mbase edhe ta vishte atë dhe ta ndante me ne ngazëllimin tonë”.

Napoli përballet sonte me Romën në San Paolo në ndeshjen e dytë të napolitanëve që prej vdekjes së fituesit të Kupës së Botës më 1986.

talenti-francez-thyen-heshtjen-dhe-i-pergjigjet-paolo-maldinit!

Talenti francez thyen heshtjen dhe i përgjigjet Paolo Maldinit!

Emri i Mohamed Simakan vazhdon të qarkullojë në ambientet e Milanit.

Kuqezinjtë mund të provojnë goditjen vendimtare për qendërmbrojtësin francez në sesionet e ardhshme të merkatos dhe më i afërti është padyshim janari.

Paolo Maldini, drejtori teknik, në fakt, ka konfirmuar në orët e fundit interesin e madh për mbrojtësin, duke pranuar se kanë nisur kontaktet e para me lojtarin dhe menaxherët e tij.

Intervista e legjendës kuqezi për Telefoot ka ndezur merkaton edhe më shumë, pasi kurrë më parë Maldini nuk kishte folur aq hapur, aq sa ka thurur elozhe për lojtarin e Strasbourg, që në ditën e fundit të merkatos ishte një hap larg.

Tani ka ardhur edhe përgjigja e talentit. Simakan ka thënë për Telefoot:

“I vlerësoj fjalët e Maldinit. E dimë se ai ka bërë një karrierë të madhe dhe mund të themi se është mbrojtësi më i mirë i historisë. E falënderoj për komplimentet e tij”.

“Do të kërkoj të përmirësohem dhe të tregoj atë që mund të bëj, për t’u dhënë të drejtë atyre që besojnë te unë. Sot jam te Strasbourg, por do të shohim”.

cka-i-tha-morata-gjyqtarit-para-se-te-ndeshkohej-me-karton-te-kuq?

Çka i tha Morata gjyqtarit para se të ndëshkohej me karton të kuq?

Zbulohet çfarë i tha Morata gjyqtarit para se të ndëshkohej me karton të kuq.

Alvaro Morata u përjashtua për protestë pas përfundimit të ndeshjes Benevento – Juventus dhe Sky Sport ka zbuluar se çfarë i kishte thënë sulmuesi spanjoll gjyqtarit për ta detyruar ta nxjerrë kartonin e kuq.

Morata e kaloi Juventusin në epërsi herët në pjesën e parë në Ciro Virgorito të shtunën, por Benevento ia doli ta barazojë rezultatin falë Geotano Letizias që shënoi me vollei, transmeton Gazeta Express.

Juventusi bëri trysni dhe përpjekje të mëdha për ta shënuar golin e fitores në pjesën e dytë dhe Morata kërkoi penallti në çastet e fundit.

Gjyqtari Fabrizio Pasqua nuk dha penallti dhe e përjashtoi Moratën, për shkak të protestës.

Sipas Sky Sports, Morata i kishte thënë gjyqtarit: “Ajo ishte një penallti e turpshme”.

Morata do të mungojë të paktën një ndeshje dhe nuk do të këtë të drejtë të luajë kundër Torinos në derbin e qytetit në fundjavën e ardhshme.

humbja-nga-alaves,-shokohet-zidane

Humbja nga Alaves, shokohet Zidane

Zidane s’gjen fjalë për ta përshkruar humbjen tronditëse të Real Madridit kundër Alavesit.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, nuk ka qenë në gjendje ta shpjegojë humbjen e skuadrës së vet në shtëpi kundër Alavesit të shtunën.

Alavesi e mundi Real Madridin 2:1 falë golave nga Lucas Perez dhe Joselu, ndërsa goli i Casemiros për vendasit ishte vetëm sa për ngushëllim, pasi u shënua në minutën e 86-të, transmeton express.

Kjo ishte humbja e tretë e Madridit në La Liga këtë sezon, e cila e lë skuadrën gjashtë pikë mbrapa Atletico Madridit dhe Real Sociedadit, të cilat e ndajnë kreun e tabelës me nga 23 pikë secila.

Për më tepër, skuadra e Zidane i ka humbur tri prej pesë ndeshjeve të fundit në shtëpi në të gjitha garat. Kaq disfata i kishte pësuar vetëm në 31 ndeshjet e fundit në shtëpi.

Duke folur pas ndeshjes, trajneri francez e pranoi se është i tronditur nga pavazhdimësia e skuadrës së vet duke e parë se kundër Interit bëri një ndeshje të fortë në mesjavë dhe fitoi 2:0 në Ligën e Kampionëve.

“Nuk kam shpjegim. Ne i ndërruam çastet e mira me çaste të këqija sonte. Kur ata shënuan gol pas tri minutave, gjërat u koklavitën shumë për ne”, tha Zidane.

“Para dy ditëve në Milano ne luajtëm mirë dhe sot… ky është realiteti jonë. Cfarë duhet të bëjmë është të vazhdojmë të punojmë, t’i rikuperojmë lojtarët dhe ta ndryshojmë dinamiken. Na mungon vazhdimësia”, shtoi ai.

mike-tyson-dhe-roy-jones-rikthehen-ne-ring,-spektakli-perfundon-me-kete-rezultat

Mike Tyson dhe Roy Jones rikthehen në ring, spektakli përfundon me këtë rezultat

Mike Tyson është rikthyer përsëri në ring për ta zhvilluar një meç me rivalin e tij të vjetër, Roy Jones.

Edhe pse dy boksierët tanimë në moshë të vjetër dhe kishte vite që ishin përshëndetur nga boksi, ata janë rikthyer në ring për një meç për bamirësi.

Megjithatë përkundër që pati spektakël të dhuruar si nga Tyson ashtu edhe nga Jonës, në fund ndeshja ka përfunduar në barazim nga gjyqtarët.

Kjo përballje u zhvillua në ‘Staples Center’ të Los Angelosit dhe dy boksierët treguan se ende kanë cilësi dhe nuk i kanë harruar ato përkundër pensionimit.

Meçi mes Tyson dhe Jones zgjati për tetë raunde nga dy minuta dhe në fund dy boksierët u larguan duke u përshëndetur me njëri tjetrin.

Gjatë gjithë meçit si Tyson ashtu edhe Jones dhuruan disa goditje për të na rikthyer në kohë ku ishin të dy në formën e tyre më të mirë.

real-madrid-peson-disfate-befasuese-nga-alaves

Real Madrid pëson disfatë befasuese nga Alaves

Real Madridi pësoi disfatë në kuadër të xhiros së 10-të të La Ligas.

Mbretërit u gjendën në disavantazh me të filluar ndeshja në minutën e 5’, ku u akordua penallti për skuadrën mysafire dhe u konkretizua në gol nga Lucas Perez.

Problemet per ‘Los Blancos’ nuk u ndalën këtu, pasi që ylli i skuadrës, Eden Hazard u detyrua të largohet nga fusha shkaku i një lëndimi.

Me të filluar pjesa e parë, ‘Mbretërit’ dukeshin se e kishin kapur ritmin, por pas një pasimi të kthyer mbrapa nga Varane, ishte portieri Thibaut Courtois i cili u mundua të pasojë në mes të fushës ku bëri gabim fatal, të cilin e shfrytzoi Joselu në minutën 49’.

Shpresat për barazim u shtuan në fund, kur Casemiro realizoi në minutën 86’, por ndeshja përfundoi me fitoren e mysafirëve me rezultat 1-2.

Reali qëndron në pozitën e katërt në tabelë, gjashtë më pak se kreu i tabelës, Real Sociedad.