Connect with us

Lajme

Me 25 Janar të gjithë qytetarët e kësaj moshe që kan llogari bankare do marrin 130 Eur ndihmë nga shteti

Published

on

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Gazmend Syla, ka bërë një propozim për rimëkëmbjen e gastronomisë.

Syla tha se shteti duhet të shqyrtojë mundësinë për lëshimin e triskave për qytetarët në vlerë prej 130 eurosh.
Shteti duhet të shqyrtojë mundësinë që të gjej një zgjidhje, e një prej masave do ishte lëshimi i triskave, deri në 130 euro për familje.

Continue Reading

Lajme

Drejt ekonomisë së gjelbër me shtëpizën ekologjike.

Published

on

 Ideja e shtëpizës ekologjike lindi herët në vitin 2007, nga një staf shumë i apasionuar të rinjsh në organizatën Eden të cilët kishin patur mundësinë të shkëmbenin eksperienca dhe të përfitonin nga programe trajnimi të ndryshme me tematikë të Edukimit Mjedisor. Ideja ishte pjesë e një qëllimi më të madh që ka pasur EDEN në atë kohë për të luajtur një rol aktiv në koordinimin dhe menaxhimin e koopshtit zoologjik në Tiranë prej nga ku nisi shumë bashkëpunime me Bashkinë e Tiranës. Megjithëse nuk arritën dot të integroheshin në menaxhimin e koopshtit zoologjik, ata vunë në jetë një shërbim pa para, vullnetar siç është ofrimi i programeve të edukimit mjedisor në mjediset e koopshtit zoologjik për të gjithë vizitorët si një atraksion ekstra për ta, sidomos në kushtet kur gjendja e koopshtit Zoologjik ishte e mjerueshme.https://www.photojoiner.net/image/9P9TABHz

(Foto nga promovimi Shtëpizës, burimi: EDEN)

Shtëpiza dhe impakti i fillimit.

Prej fillimit ideja u përkrah shumë nga Bashkia Tiranë e cila vijon të jetë mbështetëse e shërbimeve të edukimit mjedisor në mjedis të hapur. Pati gjithashtu një interes dhe kuriozitet shumë të madh nga shkollat, vizitorët dhe kryesisht fëmijët. ‘’Mbaj mend në fillim unë isha një nga vullnetarët që rrinin paradite tek shtëpiza për të ofruar shërbimet dhe disa vizitorë u bënë vizitorë të rregullt të kopshtit zoologjik vetëm se fëmijët kërkonin vazhdimisht të luanin me kitet mjedisore të programeve tona’’ – thotë Ermelinda Mahmutaj biologe dhe drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Eden.

Për të Ekonomia e gjelbër është e ardhmja e sigurt dhe e shëndetshme e planetit ku sipas saj sigurohen përfitime për të gjithë njerëzimin pasi mundëson zhvillimin socio-konomik dhe mbi të gjitha ruan burimete balancat natyrore të qëndrueshme.https://www.photojoiner.net/image/tjINSswR

(Në foto, biologia Ermelinda duke iu shpjeguar një grupi të rinjsh. Burimi: EDEN)

Si promovon shtëpiza tek liqeni, biznesin e gjelbër?

Ajo vetë është një model i gjelbër. Duke qenë se funksionon me energji diellore për ngrohjen e ujit dhe elektricitetin, gjithashtu grumbullon ujin e shiut për të siguruar ujë në tualet dhe ka një gropë septike për krijimin e plehut organit kjo shtëpizë është një model i gjallë se si me një menaxhim efiçient dhe një dizanj arkitektonik eko të ndërtesave, familja, institucionet, bizneset e të tjera mund të kursejnë para, të menaxhojnë buxhetet e tyre me më shumë efikasitet dhe në këtë formë të jenë më të suksesshëm në detyrat e tyre, plus kontribuojnë dhe në uljen e ndotjes mjedisore për një mjedis të shëndetshëm.

Jo i dëmshëm nga pikëpamja mjedisore

Ky biznes ka dy komponentë bazë: 1) përdor burimet natyrore duke mos i ezauruar ato dhe 2) nuk krijon mbetje madje kthen në natyrë shërbime sikundër është plehu organik dhe mbi të gjitha edukon  brezat për ruajtjen e mjedisit.

Bizneset e gjelbërta janë vetë një modeli qëndrushmërie. Ato janë argumeti se si një biznes është i qëndrueshëm. Efiçenca financiare është një aset që gëzojnë këto konceptime biznesesh shton Ermelinda.https://www.photojoiner.net/image/OD7kwQ24

Ekonomia e Gjelbër, sfidat dhe si ti tejkaloni ato.

Nisur nga eksperienca e saj shumë vjeçare Ermelinda thotë se disa nga sfidat janë si mungesa e informimit dhe edukimit; mungesa e nxitjeve positive, sikundër janë incentivimet nga pushtete vendore dhe qëndrore si dhe mungesa e promovimit të këtyre bizneseve si zgjedhje e parë për qytetarin .

Sipas saj duhet vetëm vullnet për të bërë bashkë disa aktorë interesi që ta mbështesin si nismë, ngritje fondesh, shumë vullnetarë dhe komunitet që e mbështet dhe kaq. ‘Duhe me pas dëshirë për ta vazhduar… dhe bashkëpunim me institucionet vendore dhe ato mjedisore për të arritur qëllimin e përbashkët. Kjo është e ardhmja!’ – buzëqesh Ermelinda.

Ergi Bregasi kordinator pranë kësaj shtëpize gjen mjaft hapësira tërheqëse si i ri për shkak të veçantisë së strukturës së saj. Ai së bashku me një grup shokësh vullnetare përkujdeset për imazhin dhe vizibilitetin e shtëpizës si dhe mirëmbajtjen e saj. ‘’Për mua shtëpiza është kthyer në një pikë referimi për festimet dhe aktivitetet ndërgjegjësuese në ditët e shënuara mjedisore, të cilat organizohen dhe koordinohen nga të rinjtë e Qendres EDEN’’, thotë Ergi.https://www.photojoiner.net/image/BVqm4ka7

(Foto shkëputur nga puna e të rinjve).

‘Urdhëroni brenda…’


Shtëpiza është një mini-laborator, e pajisur me materiale të ndryshme didaktike të cilat janë në funksion të orëve edukative mjedisore që stafi dhe të rinjtë e trajnuar zhvillojnë  në natyrë, duke e eksploruar dhe kundruar atë. Materialet kryesore janë ato që përmban kit-i mjedisor që EDEN ka konceptuar dhe ngritur përmes një proçesi të mirëfilltë të hartimit të moduleve edukative mjedisore, si psh: mikroskop, dylbi, disku sech-it (që ndihmon në matjen e tejdukshmërisë së ujit), epruveta për eksperimentet, atlese/celesta për identifikimin e llojeve të ndryshme të insekteve, flutrave, shpendëve dhe materiale të tjera që lehtësojnë ndërveprimin me fëmijët apo të rinjtë gjatë zhvillimit të orëve mjedisore.

https://www.photojoiner.net/image/bapPqJb2

(Në foto: materiale karakteristike drurësore).

Shumë fëmijë dhe të rinj janë takuar me natyrën dhe kanë pasur mundësinë të prekin dinamikën e natyrës. Gjithashtu, Shtëpiza ka një strukturë ekologjike, duke  ndihmuar për t’i demostruar të rinjve se cilat janë vlerat e natyrës dhe se si mund t’i përdorim edhe në jetën e përditshme.  Për më tepër, në mungesë të një ‘’hub-i’’për të rinjtë mjedisorë në vend, Shtëpiza, ndër të tjera, plotëson këtë mungesë, duke u kthyer në zanafillën e shumë ideve, aksioneve apo përpjekjeve të tjera që kanë qëllim mbrojtjen e mjedisit, shton Ergi.

 

Materiale inovative e interesante të përdorura brenda Shtëpizës.

 

Si lart-përmendur, Shtëpiza ka një strukturë ekologjike, e cila e bën atë akoma edhe më të veçantë. Shtëpiza siguron ndriçimin dhe ngrohjen e ujit nëpërmjet paneleve diellore dhe furnizimi me ujë realizohet nga sistemi i grumbullimi të ujit të shiut dhe përfundon në një depozitë, është ndërtuar gropa e cila është lidhur e sistemin e kanalizimeve. Përveç kësaj, përreth hapsirës së shtëpizës bimësia është e larmishme (poli-kulturë) për t’i ardhur në ndihmë pjalmuesve.

https://www.photojoiner.net/image/Lbm7Oh7y

(Foto: Shtëpiza)

Në përfundim të këtij hulumtimi Ergi ka dhe një mesazh për të rinjtë bashkëmoshatarë. Ai thotë se sikurse në vende të tjera, të rinjtë duhet të jenë në vijën e parë në mbrojte të mjedisit. Vendimmarrjet dhe veprimataritë jo-miqësore që ndërmerren sot, do të ndikojnë në të ardhmen tonë, ndaj ai na fton të mos hezitojmë të ngrejmë zërin në komunitet, ku jetojmë e punojmë. ‘Filloje nga vetja, më pas miqtë dhe komunitetin – sado i vogël të jetë kontributi, mos hezito!’, përfundon Bregasi.

Ky artikull u realizua në kuadër të projektit  NAGE – Rrjetëzim dhe Advokim për Ekonominë e Gjelbër i cili është një projekt trevjeçar i lançuar në prill të vitit 2018, që zbatohet nga 7 organizata partnere nga Ballkani njëra prej të cilave është nga një vend i BE: Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural financuar nga donatori, Komisioni Evropian nëpërmjet Programit 2016-2017 të Instrumentit të Shoqërisë Civile dhe Medias. Shkrimi u përzgjodh dhe si artikull fitues nga konkursi hapur në thirrje.

 

Continue Reading

Lajme

Lajmi i fundit nga Skenderaji , Bekim Jashari jep nje lajm te madh

Published

on

By

Nesër në vendin tonë nis gjysmë vjetori i dytë. Teksa, Bekim Jashari, kryetar i Skenderajt, përmes një postimi në FB ka thënë se komuna e udhëhequr nga ai, sipas Raportit të Monitorimit të Zbatimit të Masave Anti- Covïd në Shkollat e Kosovës, del të jetë në vend të 4-të për zbatim të masave anti-cov îd në shkolla.

Ky është postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,Komuna jonë është rënditur në vendin e 4-të në nivel vendi sa i përket zbatimit të mas ave në shkolla.

Ky rezultat është nxjerrë nga Raporti i Monitorimit të Zbatimit të Mas ave Anti-Co vïd në Shkollat e Kosovës, realizuar nga organizatat “Edu Task” në bashkëpunim me “BIRN” dhe me përkrahje të “Friedrich Ebert Stiftung”

Continue Reading

Lajme

Vendimi më i ri në Austri, Lajm i rëndësishëm për mërgimtarët atje…

Published

on

By

Austria e ka Vendosur masën e izolimitt deri më 7 shkurt, në përpjekje që të frenojë përhapjen e ko vi d, teksa autoritetet kanë frikë se mund të regjistrojnë rritje të rasteve për shkak të variantteve të reja që janë më ngjittës.

Austria kishte vendosur masën e izolimitt nga 26 dhjetori i vitit të kaluar dhe ishte paraparë që kjo masë të ishte në fuqi deri më 24 janar.Kurz tha se Austria duhet që ta ulë nivelin e infektimit në 50 raste të reja në 100,000 banorë, gjatë shtatë ditëve të ardhshme.

Aktualisht, Austria ka 131 raste për 100,000 banorë.Kancelari austriak po ashtu tha se rihapja e dyqaneve, e shkollave dhe shërbimeve të tjera, të tilla si sallonet e floktarisë do të ndodhë më 8 shkurt.

Continue Reading

Trending

Copyright © 2020 toplajmet.ch