rritja-e-rasteve-te-vdekjeve,-ikshpk-ka-nje-apel-per-qytetaret

Rritja e rasteve të vdekjeve, IKSHPK ka një apel për qytetarët

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka reaguar pas rritjes së rasteve të vdekjeve nga Covid-19.

IKSSHPK përmes një postimi u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i mbajnë maskat, distancën e higjienën.

Njoftimi i plotë:

Qyetarë të dashur!

Mbani maska, mbroni të afërmit tuaj! Maskat janë të obliguara kudo!

Mbani distancën!

Virusi është gjithandej! Mos lejoni të rrezikoni kaq shumë jetë!

Ruani personat me sëmundje kronike dhe të moshuarit!

Ruani veten dhe të afërmit tuaj!

Na ruani neve punëtorëve shëndetësorë që të ju ruajmë shëndetin tuaj! /ORAinfo/

kater-deklaratat-me-te-fuqishme-te-baiden-per-kosoven

Katër deklaratat më të fuqishme të Baiden për Kosovën

Këto janë katër deklaratat e fuqishme të Joe Biden për Kosovën.

Joe Biden është president i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi që në zgjedhjet presidenciale rrëzoi nga froni republikanin, Donald Trump.

Biden njihet për afërsi të madhe me Kosovën, teksa në të kaluarën edhe e kishte vizituar vendin tonë, shkruan lajmi.

Lidhja e Biden me Kosovën përforëcohet nga fakti që djali i tij, kishte qëndruar para disa vitesh këtu.

E Biden jo rrallë-herë në deklaratat e tij publike e ka përmendur Kosovën. Madje, në një të fundit në fushatën elektorale në SHBA, ai tha se Kosova duhet të jetë shtet i pavarur, dhe jo pjesë e Serbisë.

Biden kishte japur këto deklarata pasi që ishte pyetur për marrëveshjen e 4 shtatorit të nënshkruar në SHBA mes Kosovës dhe Serbisë.

Deklarata të fuqishme ndërkaq Biden kishte dhënë edhe gjatë vizitës së tij në Kosovë teksa ishte takuar me liderë të shtetit.

Lajmi.net ua sjell në formë vizuele dhe të shkruar deklaratat e fuqishme të Bidenit për Kosovën:

“Nuk e di cila është marrëveshja. Ajo çka argumentoj në lidhje me Kosovën dhe Serbinë është se: Kosova duhet të jetë shtet i pavarur, jo pjesë e Serbisë”,

“SHBA-të e kanë bërë të qartë se njohja e pavarësisë së Kosovës është e pakthyeshme, nuk do të ndryshojë. Një Kosovë e bashkuar, e pandarë është absolutisht esenciale. Është pjesë bazike e ndërtimit të shtetit”,

“Kosova nuk është vetëm, ju keni miq në të gjithë botën që janë të gatshëm t’iu ndihmojnë, dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë miku juaj më i madh”

“Suksesi juaj, është mbizotërues në interesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nëse ju keni sukses, edhe regjioni do të ketë sukses”

momenti-kur-baiden-kishte-injoruar-flamurin-e-serbise-midis-beogradi

Momenti kur Baiden kishte injoruar flamurin e Serbisë midis Beogradi

Biden nuk e kishte respektuar flamurin serb në pritjen ceremoniale në Beograd.

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, gjatë vizitës së fundit në Beograd, në pritjen ceremoniale, në parakalimin para gardës kombëtare, nuk ishte përkulur para flamurit serb.

Ky veprim i Biden, që atë kohë ishte zëvendës president, kishte ngjallur reagime të mëdha tek mediat serbe.

Udhëheqësit e protokollit në Ministrinë e Jashtme të Serbisë, në një deklaratë kanë thënë se është obligim që pas himnit të flamurit, pas kalimit nëpër tepihun e kuq para gardës ushtarake të Serbisë, të ndalet para flamurit serb dhe kërkohet që ta përkul kokën.

Në rastin e Biden-it, ai vetëm ka kaluar, ndërsa kryeministri i Serbisë është ndalur për ta respektuar këtë flamur.

Parakalimin e Biden me Vuçiq mund mund ta ndiqni prej sekondës 25, njofton Telegrafi.

cka-kishte-bere-per-kosoven-presidenti-i-ri-i-shba-se

Çka kishte bërë për Kosovën Presidenti i ri i SHBA-së

Bideni ishte zotuar se Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme.

Gjatë fushatës në garën për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tani i zgjedhur president Joe Biden, kishte thënë se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme.

Në një letër drejtuar shqiptaro-amerikanëve gjatë fushatës, Bideni kishte thënë se mbështet dënimin e krimeve në Kosovë dhe do të kërkojë drejtësi për të zhdukurit.

“Ai do të punojë në partneritet me Bashkimin Evropian për të ringjallur dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, me qëllimin për të lehtësuar një zgjidhje stabilizuese – të drejtë dhe gjithëpërfshirëse midis dy vendeve që respekton integritetin territorial të Kosovës dhe të arrihet njohja reciproke”, ishte thënë në deklaratën e Bidenit.

Këto ishin ndër pikat kryesore të deklaratës së tij në tetor:

– Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare

– Joe Biden ka përkrahur ndërhyrjen e NATO-s për çlirimin e Kosovës më 1999

– Biden kritikon politikën e “pabalansuar” të Trumpit ndaj Kosovës dhe Serbisë

zhvillime-dramatike-ne-shba:-trumpi-i-afrohet-bidenit-me-vota-te-kolegjit-zgjedhor,-baras-ne-senat

Zhvillime dramatike në SHBA: Trumpi i afrohet Bidenit me vota të Kolegjit Zgjedhor, baras në Senat

Po vazhdon të ngushtohet epërsia mes Joe Biden dhe Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Sipas të dhënave të televizionit Fox Neës, presidenti i tanishëm, Donald Trump, e ka ngushtuar epërsinë ndaj rivalit Joe Biden, duke siguruar 213 vota të Kolegjit Zgjedhor, vetëm 25 më pak se ish-nënpresidenti amerikan.

Me fjalë të tjera, Joe Biden i ka marrë rreth 65 milionë e 500 mijë vota ose 49.9 për qind, ndërsa Donald Trump 63 milionë e 786 mijë vota ose 48.5 për qind, shkruan Fox Neës, transmeton express.

Rezultati i zgjedhjeve në kohë reale sipas Fox Neës
Trumpi ka epërsi në disa shtete të mëdha si Florida dhe Teksas, ndërsa Joe Biden ka rezultat më të mirë në shtetin me popullsinë më të madhe, Kaliforni, si dhe në shumicën e shteteve të verilindjes, përfshirë Nju Jorkun.

Garë edhe më e ngushtë është duke u zhvilluar për Senat, ku tash për tash secila parti i ka siguruar nga 46 ulëse, ndërsa në Dhomën e Përfaqësuesve, që është dhoma e ulët e Kongresit, Demokratët kanë epërsi të lehtë me 172 ulëse, ndërsa Republikanët kanë 165 të tilla.