skudra-shume-e-njohur-e-do-eriksenin-ne-afatin-e-janarit

Skudra shumë e njohur e do Eriksenin në afatin e janarit

Gjiganti gjerman e do Eriksenin në afatin e janarit.

Borussia Dortmund është duke konsideruar të provojë transferimin e mesfushorit të Interit, Christian Eriksen në janar.

Gjiganti gjerman është i lidhur me lojtarin që nga tetori dhe shpreson që në afatin dimëror të arrijë marrëveshje me “Neurazurët” për huazim.

28-vjeçari nuk është në planet e Antonio Conte dhe kjo është dëshmuar, meqenëse qëndron në stol shumicën e ndeshjeve.

Lojtari gjithashtu është i lidhur me rikthimin në Angli, të Manchester Unitedi ose Arsenali.

Mbetet të shihet nëse Dortmundi do arrijë ta transferojë Eriksenin në janar.

dzeko-flet-pas-sherimit-nga-koronavirusi

Dzeko flet pas shërimit nga koronavirusi

Edin Dzeko ka folur pas shërimit nga koronavirusi.

Sulmuesi i Romës, Edin Dzko ka thënë se ndihet i lumtur se gjithçka ka mbaruar.

Dzeko rezultoi pozitiv me COVID-19 para dy jave dhe sot doli negativ.

Lojtari për Tuttomercatoëeb tha se ndihet i lumtur se gjithçka mbaroi.

“Ndihem mirë dhe jam i lumtur se gjithçka mbaroi”, tha ai.

Këtë edicion, Dzeko ka shënuar tri gola dhe një asistim në shtatë ndeshje në të gjitha garat.

reali-merr-lajmin-e-keq-para-ndeshjes-me-interit

Reali merr lajmin e keq para ndeshjes me Interit

Benzema, Casemiro dhe Militao mund të jenë mungesat e Realit për sfidën kundër Interit në Champions League.

Jose Luis Sanchez, gazetari i ‘El Chiringuito de Jugones’, ka zbuluar se Karim Benzema është pothuajse i përjashtuar për ndeshjen me Interin të mërkurën.

Ai vazhdon të stërvitet i veçuar dhe sipas Sanchez, Zinedine Zidane nuk do të rrezikojë me liderin e skuadrës.

Në dyshim janë edhe Casemiro dhe Militao, që të dy të kthyer nga izolimi për shkak të COVID-19 vetëm javën e kaluar.

Ata nuk janë fizikisht gati për këtë takim, por deri të martën, gjithçka mund të ndodhë.

Derisa, tashmë dihet, Sergio Ramos dhe Alvaro Odriozola do të mungojnë shkaku i dëmtimeve, derisa Luka Jovic pasi ditë më parë rezultoi pozitiv me COVID-19.

Ndeshja me Interit do të jetë jetike për Realin dhe Interin në Grupin B, pasi gjenden në pozitën e tretë me 4 pikë, respektivisht në atë të katërt me vetëm 2 pikë.

Lider është Borussia Moenchengladbach me 5 pikë, Shakhtar e dyta me 4 pikë.

vdes-kapiteni-legjendar-i-man-utd

Vdes kapiteni legjendar i Man Utd

Ndërron jetë kapiteni legjendar i Manchester United.

Futbollisti legjendar i Manchester United, Maurice Setters ka vdekur në moshën 83-vjeç.

Ai filloi karrierën në Exeter në vitin 1954, para se të transferohej në VBA sezonin vijues dhe ,me skuadrën e re luajti deri në vitin 1960.

Më pas u transferua në Manchester United, për të cilin luajti deri në vitin 1965. Bëri 194 paraqitje për “djajtë e kuq”. Më vonë luajti për Stoke, Coventry dhe Charlton.

Ai e përfundoi karrierën e tij në 1970 dhe ishte trajner i Charlton nga 1971 në 1974.

Ai udhëhoqi Sheffield Ëednesday për një sezon dhe ishte asistent në Rotherham dhe ekipin kombëtar të Republikës së Irlandës.

Ai u bë i famshëm si një futbollist në Manchester United, ku ishte kapiten për dy vjet, ndërsa fitoi Kupën e FA në vitin 1963. Ishte shoku më i mirë i Bobby Charlton.

ylli-i-madh-afer-rinovimit-te-kontrates-me-romen

Ylli i madh afër rinovimit të kontratës me Romën

Mkhitaryan afër rinovimit të kontratës me Romën.

Roma është duke u përgatitur t’ia rinovojë kontratën mesfushorit Henrik Mkhitaryan deri në qershorin e vitit 2022.

Armeniani në verë kaloi nga Arsenali të Roma, meqenëse arriti t’i bind “Topçinjtë” ta lejojnë të largohet.

31-vjeçari ka vazhduar të shkëlqejë në Seria A duke shënuar pesë herë dhe asistuar katër herë në tetë ndeshjet e para.

Sipas Gazzetta dello Sport, mesfushori ofensivë ka opsion në marrëveshje rinovim dhe të dy palët janë të pajtimit që ta vazhdojnë.

Thuhet se ky rinovim mund të ndodhë para se të hyjmë në vitin 2021.

thellohet-kriza-te-juventusi,-lendohet-edhe-ky-lojtar

Thellohet kriza te Juventusi, lëndohet edhe ky lojtar

Janë shtuar ptoblemet për Juventusin.

Qendërmbrojtësi Merih Demiral ka pësuar lëndim muskulor dhe do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme.

Turku do t’i mungojë Juventusit kundrë Ferencvaros në Ligën e Kampionëve dhe Beneventos në kuadër të Seria A.

Demiral pësoi lëndim në fitoren 2:0 kundër Cagliarit të dielën, dhe zonja e vjetër njoftoi që i nevojiten 10 ditë që të rikuperohet.

“Koha e rikuperimit është 10 ditë, mbrojtësi turk do të mungoi dy ndeshjet e ardhshme”, njoftoi skuadra e Juventusit.

“Do te jetë i gatshëm kundër Dinamo Kievit në kuadër të Ligës së Kampionëve më 2 dhjetor”.

Demiral iu bashkua grupit, me Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellinit, të gjithë nga reparti defensivë të lënduar.

messi-dhe-de-jong-nuk-udhetojne-ne-ukraine-me-barcelonen,-mesohet-arsyeja

Messi dhe De Jong nuk udhëtojnë në Ukrainë me Barcelonën, mësohet arsyeja

Messi dhe De Jong nuk do të udhëtojnë në Ukrainë me Barcelonën.

Skuadra e Barcelonës e ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar që do të udhëtojnë drejt Ukrainës, për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Dinamos.

Në listën e të ftuarve nuk gjenden emrat e Lionel Messit dhe Frenkie de Jong, ndërsa është ftuar për herë të parë Matheus Fernandes për ndeshjen e Ligës së Kampionëve, raporton Gazeta Express.

“Ne kemi vendosur të mos i marrim Messin dhe De Jong sepse situata jonë në Ligën e Kampionëve është mjaft e rehatshme dhe ata kanë nevojë për pushim. Është koha të pushojnë”, u deklarua trajneri Roland Koeman.

Matheus Fernandes ka qenë i lënduar dhe ende nuk ka debutuar me fanellën e Barcelonës, mesfushori u transferua të gjigantët spanjoll në afatin kalimtar të verës nga skuadra braziliane, Palmerias.

Oscar Mingueza është lojtari tjetër nga akademia e Barçës i cili mund të debutojë këtë sezon, pas Ronald Araujo i cili debutoi në Ligën e Kampionëve në ndeshjen kundër Ferencvaros.

Edhe Philippe Coutinho është rikthyer nga lëndimi dhe pritet të startojë që nga fillimi i ndeshjes.

Barcelona do të luaj të martën kundër Dianmos së Kievit, ndeshje kjo e cila fillon nga ora 21:00.

salah-mposht-koronavirusin,-i-bashkohet-liverpoolit-kunder-atalantes

Salah mposht koronavirusin, i bashkohet Liverpoolit kundër Atalantës

Ylli i Liverpol, Muhamed Salah është shëruar plotësisht nga koronavirusi.

Muhamed Salah sot pritet t’u kthehet stërvitjeve me Liverpoolin pasi ylli i gjigantit anglez e ka kaluar koronavirusin.

Sulmuesi egjiptian ishte prekur nga COVID-19 para disa ditësh kur kishte marrë pjesë në ceremoninë martesore të vëllait të tij, për çka Salah ishte kritikuar shumë.

Mirëpo, Salah u mor në mbrojtje nga trajneri Jurgen Klopp. Ndërsa tani është shëruar plotësisht dhe nga e mërkura do të kërkojë t’u përgjigjet kritikave në fushën e lojës.

Salah është kthyer në Angli nga Egjipti dhe ka rezultuar negativ dhe nga sot mund të stërvitet me skuadrën për ndeshjen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve që Liverpool do ta zhvillojë kundër Atalantës nga Italia.

Po ashtu, është edhe rikuperuar edhe futbollisti tjetër i Liverpoolit, brazilianit Fabinho, i cili edhe mbrëmë luajti si titullar në qendër të mbrojtjes në fitoren ndaj Leicesterit.

pas-krizes-financiare,-barcelona-ballafaqohet-edhe-me-kete-problem

Pas krizës financiare, Barcelona ballafaqohet edhe me këtë problem

Skuadra e Barcelonës po ballafaqohet me kriza të shumta këtë kohë.

Pas krizës së theksuar financiare, Barcelona tani po përballet edhe me probleme në repartin e mbrojtjes.

Gerard Pique do të mungojë deri në mars të vitit të ardhshëm, dhe kjo gjë do ta e detyronte Barçën në kushte normale të nënshkruante me një qendërmbrojtës në afatin kalimtar të janarit.

Pas lëndimit të Piques, tani trajneri Roland Koeman ka vetëm tre qendërmbrojtës, Clement Lenglet, Samuel Umtiti dhe Ronald Araujo. Dy të fundit të sapo rikthyer nga lëndimet.

Katalonasit kishin tentuar që të përforconin mbrojtën edhe në afatin kalimtar të verës, duke e tentuar transferimin në skuadër Eric Garican, por që Manchester City dëshiron të mbajë atë deri në përfundim të sezonit.

Barça po përballet gjithashtu me një krizë të thellë financiare, gjë për të cilën kanë kërkuar ulje të pagave për të gjithë stafin e Barcelonës duke përfshirë edhe lojtarët, por që nuk kanë arritur ende marrëveshje.

Kjo gjë e detyron klubin që të shikojë mundësitë për huazim të ndonjë mbrojtësi deri në përfundim të sezonit.

lajm-jo-i-mire-per-milanin,-ja-sa-pritet-te-mungoj-ibra-pas-lendimit-te-mbremshem

Lajm jo i mirë për Milanin, ja sa pritet të mungoj Ibra pas lëndimit të mbrëmshëm

Ylli i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, ka pësuar një lëndim në ndeshjen e mbrëmshe kundër Napolit.

Në sfisën e kundër Napolit, suedezi arriti të shnëonte dy gola në fitoren që u takoj ‘Rossonerëve’ me rezultat 3-1.

Ibra pati një tërheqje muskulare në minutën e 78, duke u detyruar kështu të linte fushën.

Sky Sports ka raportuar që 38 vjeçari mund të mungoj 3 deri në 4 javë, kurse njoftimi zyrtar i klubit për gjendjen e sulmuesit do të dalë sot.